Mark Marku këshillon Lulzim Bashën: Këta njerëz mos i fut në lista…

Mark Marku këshillon Lulzim Bashën: Këta njerëz mos i fut në lista…

18:05, 22/05/2017
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku ka komentuar në News 24 sfidën që ka lideri demokrat Lulzim Basha për hartimin e listës zgjedhore të 25 Qershorit.

Ai ka bërë një identikit jo të atyre që duhet të jenë në listë, por të atyre njerëzve që sipas tij Basha nuk duhet të përfshijë në to: “PD duhet të shkojë e përgatitur në këto zgjedhje. Kreu i PD dhe gjithë demokratët duhet të reflektojnë, dhe të dinë se çfarë mendon opinioni publik dhe elektorati. Përtej aksionit politik, dhe çadrës, që besoj se i ka rritur kredibilitetin PD-së, mendoj se duhet të vendosë se me çfarë alternative të re do të paraqitet në këto zgjedhje. Duhet të reflektojë përgjegjësinë për pushtetin e para 4 viteve. Me përjashtim të një ndryshimi jo shumë të ndjeshëm, në PD janë të gjithë emrat që kanë humbur zgjedhjet para 4 viteve. Nëse kjo listë do t’i paraqitet votuesve, mendoj se do ishte zhgënjyese. Nëse para 4 vitesh votuesit e kanë rrëzuar këtë listë, nuk do kishte arsye t’i rivotonte. Për këtë arsye them se duhet të ketë ndryshime. Ndaj them se Basha është në vështirësi, pasi duhet të ruajë disa emra, por edhe të sjellë risi. Nga ana tjetër duhet të ruajë ekuilibrat me aleatët”, u shpreh Marku.

PD ka ngritur tashmë grupet e punës në të gjitha qarqet e vendit, grupe të cilët po marrin mendimin e bazës për emrat me të cilët PD duhet të dalë në zgjedhjet e 25 Qershorit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco