Denar Biba: Ma bënë si kalit në mes të lumit…

Denar Biba: Ma bënë si kalit në mes të lumit…

14:58, 22/05/2017
A+ Aa A-

Kryetari ende në detyrë i KQZ deri në orën e votimit për emërimin në vend të tij të Klement Zgurit, Denar Biba, ka reaguar në Facebook, pak orë përpara shkarkimit..

Duket se Biba nuk e ka pritur aspak mirë marrëveshjen Rama-Basha edhe “në kurriz” të postit të tij, pasi në mënyrë ironike e ka quajtur atë si “ndryshimi i kuajve në mes të lumit”.

Ja çfarë shkruan Biba në FB:

“Sipas ligjit te Merfit, “nëse dicka e keqe do te ndodhe, atehere ajo do te ndodhe ne momentin me te keq te mundshem”.

Ja keshtu edhe ky “ndryshim kuajsh ne mes te lumit”, i padeshirueshem nga kendveshtrimi i ngushte i stabilitetit te institucioneve, por i nevojshem per stabilitetin e vendit.

Personalisht e konsideroj nje aksident profesional pergjate nje karriere te konsoliduar, qe nuk ka asnje pasoje te pakthyeshme. Fundja, aksidentet shpesh kane qene shkak per evolucionin njerezor, dhe une e kam te provuar mese njehere kete”.

Image

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Makut23/05/2017 20:56

Si njeri je legen, si jurist je superlegen...

EC23/05/2017 20:26

I lumtë shokut Denar! I tha Partia të vejë në frontin më të vështirë, shoku Denar vajti. I urdhëroi Partia që ta bojkotojë frontin, shokun Denar bëri ç'i tha Partia. "Kthehu prapë", - e urdhëroi Partia dhe shoku Denar u kthye prapë pa një, pa dy. Në fund, Partia i urdhëroi: "Ik prapë, shoku Denar!" Dhe shoku Denar nuk e bëri dysh fjalën e Partisë. Natyrisht, në këtë mes, shoku Denar nuk është se ka bërë ndonjë gjë të veçantë, por ata që llafosin e përbetohen për pavarësira institucionesh duhet të mos na flasin më për të tilla, se e kemi parë tashmë që ç'janë të pavarur, janë për t'u varur, në mos paçin qenë varur me vakt.

Tironci23/05/2017 09:24

Zoti Biba eshte mire te mesoje arithmetiken, para se te mbaje leksione profesionalizmi. Kariera e tij bazohet ne sherbim te verber te nje force politike, dhe nuk ka te beje fare as me qendrime profesionale dhe as me ndershmeri qytetare. Njerez te tille perdoren kur i nevojiten kryetarit dhe hidhen ne kosh kur nuk i nevojiten me, per tu rithirrur ne skene, perseri kur kryetari te kete nevoje Sherbejne vetem si sherbetore te bindur, dhe nuk arrijne kurre te fitojne respekt per aftesite e tyre. Lakejte mbeten lakej.

shoku Taulant23/05/2017 07:51

Bibe ishe e bibe po iken..ushtar i Ed kanabistit

nino 22/05/2017 16:39

kujtove se do rrishe gjate siper kalit por te hodhi shpejt te futi shpejt ne lume por ishalla di not se te lejne te mbytesh dhe nuk te japin as gishtin per te shptuar

Taqi22/05/2017 16:38

Do te ishte me mire ta shikoje nderimin e kalit ne biruce.

Shoku Gramoz22/05/2017 16:33

Si bibe erdhe, si bibe shkove Vetem bajga bere, glasa gatove.

KOMENTUESI22/05/2017 16:31

Emrin Denard t'a kane vene po per Ramen nuk vlejte me shume se nje dinar fatkeqesisht per ty. Fjalen e urte qe ke perdorur per punen e kalit nuk e ke gjetur te sakte sepse : 1- Ti nuk mund te krahasoesh jo qe jo me kalin por as me .... 2- Fjala e urte per kalin ne lume eshte: Kaloe lumin te .....kalin . Keshtu veproi ai qe te vuri " prift " e te rruajti mjekren . Me gjithate je i ri akoma dhe partia te ka ne liste per ndonje post tjeter

Jurgen22/05/2017 15:28

Ke te drejt mor Bukurosh, por kur kali behet me mavi se Edushi nuk ka rrug tjeter. Po te mbaj te gjitha palet njesoj sigurisht qe nuk do te ndronin.

Shto koment

Denonco