Pas ministrave, Rama bën të tjera ndryshime në Qeveri

Pas ministrave, Rama bën të tjera ndryshime në Qeveri

11:33, 22/05/2017
A+ Aa A-

Përveç ministrave që do të lënë detyrën në bazë të marrëveshjes PS-PD, Rama bën të tjera ndryshime në Qeveri.

Do të lirohen nga detyra disa zëvendësministra dhe do emërohen të rinj.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ndryshimet në rank zëvendësministrash

Ministria e Financave – emërohet Irena Beqiraj, lirohet nga detyra Ervin Mete;

Ministria e Brendshme – emërohet Rovenda Vode, lirohet nga detyra Elona Gjebrea;

Ministria e Shëndetësisë - emërohet Mira Kapisyz, lirohet nga detyra Klodian Rjepaj;

Ministria e Drejtësisë - emërohet Etilda Gjonaj, lirohet nga detyra Eridian Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco