Mbi datën 25 Qershor, zgjedhje dhe Fitër Bajram - Nga Namir Lapardhaja

Mbi datën 25 Qershor, zgjedhje dhe Fitër Bajram - Nga Namir Lapardhaja

17:03, 20/05/2017
A+ Aa A-

Nga Namir Lapardhaja

Ka një shqetësim në radhët e besimtarëve myslimanë lidhur me datën e zgjedhjeve në ditën e Fitër Bajramit, në fund të muajit të Ramazanit. Pikë së pari, mendoj se jo vetëm për këtë kategori fetare, por për asnjë fe tjetër në Shqipëri, nuk ka një konsipracion që lufton ose përpiqet kundër tyre, sepse të gjithë forcat politike, duke qenë të barazlarguara nga bindjet fetare, i shohin ata si votues, çka u intereson t’i kenë në krah dhe jo kundër.

Së dyti, besimtarët myslimanë duhet ta dinë se datë 25 Qershor është caktuar si ditë zgjedhjesh për një arsye fare banale (çka nuk ka të bëjë fare me ta), e cila ka të bëjë me marrëveshjen midis dy kryetarëve të partive kryesore për të mos ndërhyrë dhe për të mos hapur lojën me Kodin Zgjedhor, gjë që do të thotë çdo datë tjetër, pas kësaj date, do të rifuste në lojë koalicionet zgjedhore etj.

Nuk do të doja të ndalesha në diskutimin religjoz lidhur me datën e saktë të festës së Bajramit, ngase ky është një debat tjetër, mirëpo dy fjalë për teologët dhe imamët që marrin përsipër të artikulojnë qëndrime jashtë derës së institucionit fetar i kam:

- në gjykimin tim, roli i feve në përditshmërinë tonë është i nevojshëm, ngase, në bindjen time, njohja e Zotit e ndihmon njeriun të njohë më mirë vetveten dhe, më kryesorja, e ndihmon atë të përsoset e të afrohet sa më afër njerëzores.

- duke u nisur nga misioni i tyre fetar dhe kombëtar, do të ishte e udhës që narrativa e tyre të ishte në përputhshmëri me vlerat tona njerëzore dhe kombëtare, gjë që do të thotë ka mjaft tematika të karakterit social dhe etik, në përputhje të plotë me urdhëresat e Zotit dhe natyrën njerëzore, me të cilat ata mund ta ndihmojnë jashtëzakonisht shumë shoqërinë shqiptare, të tilla si roli dhe rëndësia e institucionit të familjes, prostitucioni, droga, kriminaliteti, vjedhja, korrupsioni etj.

- duke qenë se muaji i Ramazanit është muaji i afrimit me Zotin dhe i pastërtisë shpirtërore, ata mund t’i vijnë në ndihmë shoqërisë shqiptare duke i kujtuar dhe i tërhequr vëmendjen se fenomene të tilla si shit-blerja e votës, presioni i votuesve me anë të mjeteve të ndryshme, gënjeshtrat dhe mashtrimet për qëllime elektorale, votimi i partive dhe i individëve me të kaluar të errët dhe kriminale, janë veprime që bien ndesh me konceptin e fesë dhe me besimin në Zot.

- ata, gjithashtu, do të bënim mirë të qëndronin larg politikës, duke mos u bërë pjesë dhe duke mos rënë pre e asnjë lloj krahu politik, për çfarëdolloj arsyeje dhe motivi, ngase ndërfutja e tyre në debatet dhe garat politike me parimin “midis dy të këqiave zgjedhim të keqen më të vogël” vetëm se do ta kompromentonte thellë, ashtu siç mund të ketë bërë në raste të mëparshme, misionin e tyre fetar.

- Ka mjaft tematika të tjera, ku imamë, teologë, hoxhallarë e priftërinj, mund të bëhen së bashku dhe mund t'i kërkojnë shtetit shqiptar më shumë të drejta për besimtarët dhe komunitetet e tyre, të tilla si: çështja e pronave të komuniteteve fetare, problemet e veshjeve të femrave myslimane, por jo vetëm, që mbajnë shami, lehtësim i orarit të punës gjatë ditëve të detyruara për lutje etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi20/05/2017 20:16

Dita me e duhur... nese do e shesin voten? Fiter-bajrami ka me ja u ba haram.

Shto koment

Denonco