Skandal tek Tatimet, ultimatum punonjësve për zgjedhjet: Dorëzoni kartat e identitetit

Skandal tek Tatimet, ultimatum punonjësve për zgjedhjet: Dorëzoni kartat e identitetit

15:24, 20/05/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar drejtoreshën e Tatimeve Vasilika Vjero se ka nxjerrë urdhër për të gjithë punonjësin që të dorëzojnë kartat e identitetit.

Bëhet fjalë pikërisht për një mesazh në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve, ku një prej punonjësve e ka nisur atë edhe në drejtim të Berishës për ta denoncuar si skandal.

Denoncimi i Ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Qytetari dixhital denoncon:

Drejtoreshen e Pergjithshme e Tatimeve, kushurire ndrikull Vero, e cila
- urdheron punonjesit te dorezojne
- nr e kartave te identitetit per zgjedhje.

Me poshte keni mesazhin e tij dhe shkresen drejtuar punonjesve per kete qellim. sb

"18/05/2017, 12:47:00: Prsh.Doktor.ja nje urdher qe na erdhi sot nga dr.e pergj.e tat.per nr.e kartave te identitetit per zgjedhjet.kjo eshte forme presioni e paster qe te votojme qelbesirat.flm"

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Saranda20/05/2017 23:26

Ne radh te pare si e majta si e djathta apo lsi. Te gjithe po bejne presion mbi administraten.. Por problemi nuk zgjidhet duke i denoncuar keto presione, thjeshte po bejme lojen e tyre... Ky shtet duhet te bej disa ndryshime ne lidhje me punonjesit e administrates publike Cdo punonjes qe te mos ket frik ta heqin nga puna duhet ta ket fituar postin e tij me zotesi.. testim te nivelit te larte . po jane te zot nuk i heq askush nga puna ... Nga momenti qe te gjith jane militant cobenj me diploma falco ateher mire ua bejne dhe u bejne presion. RROFTE ADMINISTRATA PUBLIKE SHQIPTARE (Rufjan Analfabet Pabuks Sherdhata)..

peti20/05/2017 20:00

Ky eshte turp. Dhe ky e mail eshte bere diten qe u be marreveshja Rama - Basha . Prandaj ministri i ri i Finances duhet te kete shume kujdes tua mbledhi sa mundet ketyre Rilindesve si te doganes dhe te tatimeve , megjithese do e kete te pamundur . Ti pezulloje nga detura ose tu japi nje muaj leje , se ato jane si grenxa.

Shto koment

Denonco