Rama shpërthen ndaj PD-së: Kërcënim për vendin, parti pa vizion

Rama shpërthen ndaj PD-së: Kërcënim për vendin, parti pa vizion

12:43, 20/05/2017
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka deklaruar sot se humbja e PS-së në zgjedhjet e pritshme do të ishte një katastrofë, sepse "PD-ja përbën një kërcënim shumë të madh për vendin, - tha ai, - nuk ka vizionin për të bërë shtet."

Kështu, pa kaluar as dy ditë nga marrëveshja e tij me Bashën, Rama shpërtheu me ashpërsi në akuza ndaj opozitës në takimin me fermerët e Progrit në Korçë. Ai arriti deri atje sa të përdorë pasthirrma ironike për të ilustruar kundërshtitë me opozitën: aaa, uuuu, yyyyy!!!

Ja si u shpreh Rama:

"Ne jemi të bindur që me bazën që kemi ndërtuar, me reformat që kemi bërë, jemi në një fazë ku ndërtimi i një shtëpie të ëprbashkët, i një shteti, një sërë mekanizmash shtetërorë të koordinuar me njeri tjetrin në të mirë të qytetarëve ëhstë më afër se kurrë dhe na duhet vetëm punë e madhe, vendosmëri e madhe për të mos u kthyer mbrapa.

Sot ne jemi në kushte tërësisht të reja edhe nga 48 orë më parë. Do të shkojmë në zgjedhje me programin tonë, me skuadrën tonë, do të kemi përballë Partinë Demokratike, që pavarësisht se hyn në zgjedhje, mbetet një kërcënim shumë i madh për këtë vend për shkak të mungesës së vizionit, të mungesës së skuadrës dhe të aftësisë për të bërë shtet.

Ajo që PD-ja ka treguar historikisht dhe që e ka treguar deri 48 orë më parë, ka treguar që nuk dinë të bëjnë shtet. Dinë vetëm që ta çmontojnë shtetin. Ajo që kemi për të humbur në rast se kthehemi mbrapa është katastrofë.

Në tre vite e gjysëm kemi bërë reforma më shumë se çerek shekulli. Nëse këto do të ishin 20 vjet më parë, Shqipëria do të ishte komplet tjetër.

Nëse marrëveshje që ne kemi bërë, në pjesën e saj kryesore, për të cilën asnjë nuk flet nga ata që rrinë nëpër televizorë dhe vetëm çorodisin miletin, që lidhet me domosdoshmërinë për të mos ngatërruar siç e kemi ngatërruar gjithë këto vite, luftën e vërtetë politike me kacafytjen e njerëzve me njerëzve, me baltën, me shpifjet me akuzat e sharjet, po të hyjmë në një fazë ku jemi kundërshtarë ne kemi njëmijë e një gjëra për të cilat nuk mund të bëhemi asnjëhërë bashkë në vizion e ide e program, ama në fund të ditës ne jemi përfaqësues të këtij populli!".

Rama iu kthye më pas tek problemet e Drejtësisë dhe u fokusua tek ish-Kryeministri Berisha:

"Ju kujtohen gjykatësit e Plepave të Saliut?! I mori nëpër mitingje ti,ti,ti .... "shkoni tek Plepat, shpejt bëhuni gjykatës!"

Si u bëkan gjykatësit për 6 muaj duke i marrë nëpër mitingje?! Si u bëkan?! -  tha Rama duke imituar zërat si në mitingje dhe ngritur dy gishtat lart: - Kodi Penal: Uuuuu! Kodi Civil: Aaaaaa! Kushtetuta: Yyyyyyy! Dhe erdhën nga Plepat ata me hanxhar në dorë dhe filluan...." 

"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

jurgen20/05/2017 16:13

ke te drejte, sic e mendon ti Shtetin, nuke ben dot, Vetem Hajduti mund te beje shtet Hajdut

jurgen20/05/2017 16:12

ke te drejte, sic e mendon ti Shtetin, nuke ben dot, Vetem Hajduti mund te beje shtet Hajdut

Sokoli20/05/2017 15:41

Rama ti je personi qe pushtetin e do vetem per tu pasuruar vet,demagog ne ekstrem. Kur te humbesh pushteti jam i sigurt qe do shash gjith shqiptaret nga robt dhe do ikesh nga Shqiperia si Tosi miku yt(mbaj mend qe kur ishit kryetar bashkie ne Tiran dhe pas disa mbledhjesh te keshillit bashkiak kaluat buxhetin e bashkise te cilen opozita me Lsi e kishin bllokuar ju nga podjumi duke nr votat pro buxhetit me ngritje dore sapo kishin votuar me shum se gjysma ju drejtuat keshilltarve me (robt) dhe dolet nga salla Ky jeni ju Rama Largeqofte prap me pushtet Nuk jam antar i asnje partie por kam bindjen se vetem Lulezim Basha mund te sakrifikoj pushtetin per te bere shtet

osumi20/05/2017 15:39

Ku eshte karagjos fare. Por popull me karagjoz se ky I yni nuk ka ne bote. Qeshin dhe zgerdhijne sipas midese se udheheqesit. Turp I madh per nje popull qe pretendon te hyje ne Europe.

shkodrani20/05/2017 15:37

Sigurisht qe dine te çmontojne Shtetin e Leshit qe ke bere ti mor Psikopat.Te erdhi dita.

jurgen20/05/2017 15:22

ke te drejte, sic e mendon ti Shtetin, nuke ben dot, Vetem Hajduti mund te beje shtet Hajdut

BATALL20/05/2017 14:04

Ky quan se ben shtet duke vjedhur pafund me klientet e vet, duke mbushur parlamentin me kriminele , duke mbushur shqiperine me hashash dhe duke futur ne burg fakiret qe nuk kane te ardhura te perballojne jeten dhe qe ne shumice jane votuesit e tij...

tosi20/05/2017 13:12

kaq armike ishte pd per vendin , sa ai u detyrua ta ndante qeverine me te

Shto koment

Denonco