Rama në Progër: Nuk e mbajta zotimin për ujitjen! Nuk i kisha shifrat e sakta

Rama në Progër: Nuk e mbajta zotimin për ujitjen! Nuk i kisha shifrat e sakta

12:22, 20/05/2017
A+ Aa A-

Pas katër vjetësh, kur Kryeministri Edi Rama ka nisur një tjetër fushatë elektorale, është detyruar sot të bëjë autokritikë përpara fermerëve të Progrit në Korçë për premtimet që nuk i kishte mbajtur.

"Nuk e kemi zgjidhur plotësisht problemin e ujitjes dhe kullimit, - tha Rama, - sepse nuk i kishim të sakta shifrat zyrtare në 2013-ën."

“Më kujtohet shumë mirë kur kemi qënë në këtë zonë në periudhën e fushatës 4 vite më parë, - vërejti Kryeministri. -  Plaga më e madhe që shkaktonte më shumë dhimbje dhe nxirrte më shumë ankesa, ishte ujitja dhe kullimi. Morëm zotim që do ta shëronim këtë plagë. E vërteta është se nuk e kemi shëruar plotësisht sepse të dhënat që morën në atë kohë nuk ishin të vërteta plootësisht. Sasia e tokës së paujitur nuk ishte ajo zyrtare, por gjithsesi, kemi ujitur më shumë sipërfaqe toke se ç'gjetëm."

Po njesoj bëri autokritikë Rama edhe për imputet edhe ndarjen e çertifikatave të pronësisë: "Ne jemi të bindur që nuk kemi arritur të ndërtojmë një sistem të besueshëm për cilësinë e inputeve të farërave dhe shumë shpesh njjerëzit bien pre e atyre që u shesin me dobësi të vogël. Kjo është një plagë që është kuruar por ende nuk është shëruar". Ndërsa për ndarjen e vetëm një pjese të vogël të çertifikatave të tokës tha se "kemi gjetur një tokë tëminuar nga të katër anët nga konfliktet e pronësisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco