PD përgënjeshtron: Listat e kandidatëve që kanë dalë në media nuk janë të vërteta

PD përgënjeshtron: Listat e kandidatëve që kanë dalë në media nuk janë të vërteta

12:23, 20/05/2017
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar emrat që kanë dalë gjatë ditës së djeshme në media për ministra teknikë të qeverisë sipas marrëveshjes së 18 Majit Rama-Basha si dhe listat për kandidatët.

Burime nga PD bëjnë me dije për Syri.net se nuk janë të vërteta aludimet në media për listat e kandidatëve. Po kështu, asnjë prej emrave për ministra teknikë të bërë publikë në media nuk është i vërtetë, thotë PD.

Burimet thonë gjithashtu se emrat e ministrave teknikë që do të propozohen nga PD do të jenë figura që do të bëjnë të mundur garantimin e votës së lirë, duke luftuar krimin e drogën dhe duke mos lejuar përdorimin në fushatë të administratës shtetërore.

Ndërkohë, Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare janë duke përpiluar listat e kandidatëve për deputetë.

Deri tani, baza e PD ka propozuar më shumë se 1700 kandidatura për deputetë. /SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Adi durres20/05/2017 18:58

Nese eshte e vertete lista e deputeteve qe doli sot me mire ta beje vete listen kryetari i madh sesa kryetaret e degeve duke vene ne lista klanet dhe servilet e tyre...u tha qe do meren per baze propozimet e bazes..te shohim sa do mbahet premtimi...

Shto koment

Denonco