‘Dyshja  Rama-Basha është si Mesi me Ronaldon’! (IRIQI bisedon me avokat Ngjelën)

‘Dyshja Rama-Basha është si Mesi me Ronaldon’! (IRIQI bisedon me avokat Ngjelën)

12:12, 20/05/2017
A+ Aa A-

Iriqi:- Asnjëherë nuk ke qëlluar në shenjë. Pse del rrenacak përherë. Na thuaj ndonjë të vërtetë.

Ngjela:- Ja,një e vërtetë absolute. Së shpejti unë mbush 70 vjeç. Nuk e luan as topi. Shih letërnjoftimin.

Iriqi:- Edhe që je mashkull është e vërtetë,por nga ato opinionet askund nuk puth ndonjë gjë të saktë. Ti prisje që Rama të fuste në burg opozitën,ai i futi në qeveri.

Ngjela:- Kjo është lëvizje anglosaksone. Të jap ministri që më pas të të çoj në Siberi.

Iriqi:- Siberi?

Ngjela:- Fjala që vjen,d.m.th.të të zhduk nga politika. Kështu zgjedhjet do bëhen dhe loja do jetë mjaft intriguese. Rama e Basha si Mezi me Ronaldon,do marrin topin,do ia pasojnë njeri tjetrit e Meta do kapë ndonjë baltë që nxjerrin këpucët me taka. Kaq. Iku Ilir Floriri. I thoja mos kërko shumë se aq kapacitet ke për asimolim. Por ai,fryu e fryu deri sa pëllciti.

Iriqi:- Po është president.

Ngjela:- Më tha dhe mua Rama për president,por e para pas Jarit eshte turp të behesh dhe e dyta me aq kompetenca nuk ia vlen fare. Eshte si nje plak ta fusin në një krevat me goca të reja. Ai vetëm tek gjumi e ka mendjen.

Iriqi:- Aludon për veten?

Ngjela:- Unë jam si Trump. Dua anti viagra. Kam potencë të lindur.

Iriqi:- Po thinjat sikur .

Ngjela:- Thinjat janë veç lart. Ke parë ndonjë burrë shteti të pazbardhur. Pastaj bukuria e burrit dhe dhjami i qenit nuk i duhen kujt.

Iriqi:- Si e sheh rezultatin më 25 qershor?

Ngjela:- Për mua fiton Amerika

Iriqi:- Hë?

Ngjela:- Ata së shpejti do nxjerrin pasuritë e grabitura të...

Iriqi:- Të kujt?

Ngjela:- Tani nuk di çfarë të them. Të nxjerr emrin e Bashës  mërzitet Rama. Të nxjerr Ramën më sulet Basha. Si Coli me Lolin këta. Mësova se Braçe ziun do e përjashtojnë nga PS se i tha Bashës Lylzim. Fyerje ia quajtën. Ndaj sot në Elbasan Taulanti u kerkonte militantëve të konspektojne fjalimet e Bashës. Prit kur të rrinë tani në tv me laps ne dorë e Basha fol këta mbaj shënime. Një çudi shqiptare.

Iriqi:- Po sa ministra ka tani PD?

Ngjela:- Më shumë se gjysmën.

Iriqi:- Po s'kanë të drejte për tendera dhe emërime ,tha Rama.

Ngjela:- Rama nuk mbush mirë. Po si mund t'i thuhet ministrit mos firmos? Po ai eshtë si dhëndëri. Martohu me nusen,por mos e ashtus se e dimë ne. Hahaha,gallatë shqiptare.

Iriqi:- Po ministër i brendshëm pse nuk bëhesh ti?

Ngjela:- Unë një vëlla që kisha nuk e kam më. Ndaj duhet atje një si Xhafa,të ruajë e shpërndajë drogën.

Iriqi:- Që kur është Xhafa në politikë,nuk mbahet mend.

Ngjela:- Më jetëgjatë në botë nuk është ajo plaka nga Peruja,ajo 120 vjeç. Eshte Xhafa.

Iriqi:- Mos ia fut kot.

Ngjela:- Ja ta vërtetoj. Ky ishte në krye te rinisë kur unë isha i vogël. Pastaj ky hetues unë në burg. Ai prokuror ,unë në burg. Ai në Parti kur fitova lirinë. Ai deputet,unë fjalaman. Ai prapë deputet,unë avokat me letra vetëm. Ai ministër,unë pa punë stabël. Ai prapë në krye ,unë po gjemoj vitet e punës per pension. Dhe prape kokoroç,sikur ka mbaruar tani maturën. O zot,do kaloje 150 vjetëshin ky dhe do na mbijnë turistë nga bota për të pyetur çfarë hante,çfarë pinte,çfarë...për të lexuar lesh lexonte.

Iriqi:- Të shkoi jeta i parealizuar. Akoma çuni i Kiços të thonë.

Ngjela:- E vërtetë. Se babai ishte plot mend e plot sjellje. Unë ngjava nga nëna. Ndaj po vuaj,por do më dalë fati diku.

Iriqi:- Për martesë?

Ngjela:- Martesë tani me ndonjë tokë në Sharrë mbase bëj.

Iriqi:- Po votën kujt do ia japësh?

Ngjela:- PD-së.

Iriqi:- Vërtet? Kalove prapë atje?

Ngjela:- Jo,jo se atje nuk më qas kush,por do jap votën djathtas se Rama prapë me një çadër ua jep atyre. Kështu që mburrem se unë votova për fituesin.

Iriqi:- Po vettingu?

Ngjela:- Duhet berë shpejt,sa nuk ka teshtitur Trumpi.

Iriqi:- Teshtitur,pse?

Ngjela:- Ti pandeh se harron kreu i vendi të parë në botë dënglat e gomar Ramës. Ndaj u pre vettingu shqiptar. Se duhet bërë vettingu ndaj Ramës. Se ti nuk e di ,por drejtësia nga sot e tutje u eshtë dhënë me koncesion amerikanëve. E ata për një dollar të humbur shpallin luftë,nuk falin.

Iriqi:- Me Bashën si i ke marrëdhëniet?

Ngjela:- Keq. Se kam llapur tek Rama,por ky ia ka treguar. Nuk më eci me njeri. Veç Henri Cili më ndjek,por dhe ai me këtë marrëveshje e kapën për veshi. Univeristeti evropian do perfundojë Labinot Kolegj,hahaha. Ose Neim School Rural.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco