Kocijancic: Nuk qenë 'mrekullira', zgjidhja e krizave në Maqedoni e Shqipëri

Kocijancic: Nuk qenë 'mrekullira', zgjidhja e krizave në Maqedoni e Shqipëri

11:46, 20/05/2017
A+ Aa A-
'Nuk qenë mrekullira, por rezultat i një pune të madhe dhe vullneti politik". Kështu i konsideron, Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, zgjidhjet e dy krizave politike në Ballkanin Perëndimor, në Maqedoni e Shqipëri.

"Nuk besoj se është rasti i një mrekullie, - tha Kocijanci, - por rezultati i një pune të madhe dhe vullnetit politik. Kur flitet për Ballkanin perëndimor, siç e dini, ky është një rajon me perspektivë për anëtarësim në BE e ku Bashkimi Europian është mjaft i angazhuar. 

Lidhur me ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, siç e keni parë dhe më herët, ne reaguam ndaj kthesës të situatës dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje si për të, ashtu dhe për Shqipërinë e gjithë rajonin," u shpreh Zëdhënësja e BE-së. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco