FOTO/ Pakti Rama-Basha, PDIU ankohet pse nuk u lejuan koalicionet

FOTO/ Pakti Rama-Basha, PDIU ankohet pse nuk u lejuan koalicionet

20:16, 19/05/2017

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë Partia Drejtësi për Integrim dhe Unitet, ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 qershorit. Përmes një deklarate për mediat PDIU përshëndet arritjen e marrëveshjes mes dy forcave politike PS-PD, e cila mundësoi hyrjen në zgjedhje të partive opozitare.

Ndërkohë PDIU ngre si shqetësim t sajin kufizimin që ju bëhet partive për të mos garuar së bashku në një koalicion, por si të vetme në zgjedhje. Sipas PDIU, kjo pikë e marrëveshjes duhej rregulluar duke ndryshuar sistemin elektoral,nga sistem proporcional, në sistem proporcional kombëtar, ku vota e çdo qytetari shqiptar të jetë e barabartë.

Ndër të tjera PDIU shpreson që pas marrëveshjes, politika ti ofrojë qytetarëve shqiptarë standarde në këto zgjedhje.

Deklarata e plotë e PDIU:

"Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, që i mundëson shqiptarëve të votojnë më 25 qershor dhe të kenë mundësi të zgjedhin me votë të gjithë spektrin e partive politike. PDIU i është mirënjohëse mbështetjes e përpjekjeve të panumërta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës së radhës.

PDIU ka bërë çdo përpjekje për të kontribuuar në zgjidhjen e krizës, duke propozuar Paktin Kombëtar, tryezën e partive parlamentare te Presidenti dhe çdo tryezë tjetër. Ne kemi mbështetur çdo propozim, qoftë paketën "McAlister", qoftë "McAlister+" që kishte mbështetjen e zëvendës ndihmë sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.

Duke vlerësuar marrëveshjen PD-PS, "Big Mac", do të vlerësonim e mbetet për t'u parë që zgjedhjet e 25 qershorit të kenë standarde më të mëdha në transparencë më të madhe për financimin e partive politike, pjesëmarrjen e partive politike në procesin e administrimi të zgjedhjeve, numërimit sipas Kodit Zgjedhor, meqenëse votimi e numërimi elektronik nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Heqja e mundësive për koalicione me marrëveshje të dy partive, mundësi që është sanksionuar në Kodin Zgjedhor si e drejtë e të gjitha partive politike, jep mundësitë për të garuar të vetme. Mirëpo, kjo mundësi nuk shoqërohet nga një sistem proporcional kombëtar, që do të bënte të barabartë votën për çdo shqiptar e për çdo parti politike.

PDIU fton të gjithë shqiptarët të marrin pjesë pasivisht në votime e me votën e tyre të vendosin kush do t'i qeverisë në katër vitet e ardhshme dhe të garantojnë pluralizmin politik në Shqipëri, në mënyrë që të ndahemi njëherë e mirë nga tranzicioni i tejzgjatur 27 vjeçar.

PDIU është e vendosur për të hyrë në zgjedhje me bindjen që kauzat e saj janë të cilitdo shqiptari që mendon si ne: Kemi Veç Një Atdhe!".

 

 

Lexo edhe:

Komentet

Bujar habibaj19/05/2017 21:39

NGA JE JENI TRADHETARE,,,,,+ PA IDENTITET,,,,,,,,,PD-PS,,,,,SA MAJTAS DJATHTAS,,,,,,,PRANDAJ,,,,,AQ E VESHTIRA ESHTE QE TA KUPTONI???.

kRIST19/05/2017 20:25

Ne fakt,emeri i kesaj partie,duhej te ishte ndryshuar prej kohe.Medoemos,duhet t'i hiqet,fjala "unitet".Kjo jo vetem nga fakti,se doli ne drite nga PD dhe vetem per pak pushtet,kaloi tek PS,por se edhe brenda saj,nuk flitet fare per unitet,me ate percarje qe kane,qofte edhe vete deputetet e saj.

Shto koment