Marrëveshja PS–PD, flet Ilir Meta: Në zgjedhje do të ketë surpriza

Marrëveshja PS–PD, flet Ilir Meta: Në zgjedhje do të ketë surpriza

15:11, 19/05/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar sot për mediat se ndihet më i lehtësuar që më në fund zgjedhjet dhe demokracia në vend nuk janë më në buzë të greminës; përkundrazi, me mbajtjen e zgjedhjeve bashkë me opozitën padyshim që do të ketë edhe surpriza.

I pyetur nga gazetarët se çfarë nënkupton me surprizë, Meta tha: “Demokracia është surprizë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë surprizë! Zgjedhjet e njëanshme nuk janë surprizë!”

"Dua të shpreh se jemi më të lehtësuar se dy ditë më parë kur zgjedhjet dhe demokracia në vendin tonë ishin buzë greminës dhe dua të falenderoj ata faktorë, veçanërisht BE dhe SHBA dhe aktorët e tjerë brenda vendit që dhanë kontributin e tyre për të mbajtur zgjedhje gjithëpërfshirëse në mënyrtë që shqiptarët të shkojnë të qetë drejt nëj procesi me stadarte europiane ashtu siç e meritojnë.

Besoj se kjo është mjaft e rëndësishme për qytetarët dhe për të gjitha ato që ata meritojnë", u shpreh Meta.

Pjesë nga deklarata e Metës sot:

Seanca do të mblidhet në momentin që do të jenë të gatshëm disa procedura për caktimin e kësaj marrëveshjeje, sepse ka disa elementë.

Së dyti të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshme, zgjedhjet pa opozitën dhe tani duhet të jenë të gjithë të qetë dhe pa dyshim do të ketë edhe surpriza

Dua të siguroj se LSI është sjellë në mënyrën më të përgjegjshme për përballimin e kësaj krize dhe ka investuar për një qeveri besimi. Tani e kemi qeverinë e besimit.

LSI ka qenë e gatshme për të dhënë të gjitha ministritë. Rama nuk ka pasur arsye për tu konsultuar me askënd nga LSI.

Fati madh që vendi nuk është buzë greminës dhe bulevardi është i lirë. Ka garë ka demokraci do të ketë surpriza. Zgjedhjet do ti garantojnë të gjitha forcat politike.

Ne nuk donim fare krizë për një marrëveshje që më parë dhe t’ia kishim kursyer vendit këtë situatë për fat të mirë bulevardi tashmë i qetë dhe i hapur.

Dhe qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin alternativën më të mirë. Unë deri në 23 korrik jam anëtar i LSI-së dhe dua të ju siguroj se do të respektoj çdo vendim që do të marrë LSI nga 23 qershori deri më 23 korrik

Jam i bindur që LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet që po vijnë. Këto nuk janë zgjedhje perfekte nëse rekomandimet OSBE-ODHIR do të ishin zbatuar në kohë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Blloku19/05/2017 21:01

Ik more hajdut,ik more m...

osumi19/05/2017 15:47

Ik o Like jep ndonje dekorate e mos u ndje. Gjithe kete katrahure ti e ngjirize. Ndaj eshte e domosdoshme qe pas ketyre zgjedhjeve PD dhe PS te bejne koalicion dhe partickat kanceroze me ne krye LSI ti leme vetem per te lehur be Parliament boll na keni care b.....

Shto koment

Denonco