FOTO/ Marrëveshja Rama-Basha, reagon SHBA: Bravo të gjithëve

FOTO/ Marrëveshja Rama-Basha, reagon SHBA: Bravo të gjithëve

11:48, 18/05/2017

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm mes kreu të PS-së dhe PD-së.

“Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij tek forca e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për udhëheqësinë dhe kurajën personale në farkëtimin e kësaj marrëveshje.

Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE dhe Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Image

Lexo edhe:

Komentet

tosi18/05/2017 12:44

bravo te gjitheve kombetarre e nderkombetare, vendi i mbushur me kanabis, politika dhe administrata me kriminele, nje km qe tallet me te gjithe, nje opozitar qe i zgjat jeten republikes vjeter, nje popull i zvetenuar ne shpirt, nderkombetare qe bejne gjithçka per interesat e tyre

admiri18/05/2017 12:42

prit sa te dekretohen nje here institucionet e reja dhe ndryshimet ne qeveri...

krasasi tp18/05/2017 12:21

Kjo eshte nje marreveshje e turpshme dhe poshteruese per qytetaret dhe ne vecanti per Partine Demokratike.Por sigurisht nje triumf i Oligarkise mbi Republiken."Marreveshjet politike demokratike jane kontrate sociale me pjesemarrjen e qytetareve,politikaneve, deputeteve,partive politike parlamentare, shoqerise civile,jo nje marreveshje kok me kok mes dy individesh qe si dikur kapidanet udhehiqnin ushtrite".Ky pasazh eshte shkeputur nga nje shkrim i Profesor Fuges te, syri.net.Kete dialog do ti ishte imponuar oligarkise-rilindisto-kanabiste jo me dhune por me "pambuk" nga qytetaret ne proteste paqesore.Por ashtu sic ju imponua deputeteve te 140-ve, ndryshimet kushtetuese per reformen ne drejtesi ashtu duhet te ishin imponuar edhe ndryshimet ne ligjin zgjedhor, qe te dy krahet e politikes e sabotuan qellimisht.Sot per te gjithe eshte e qarte.140 deputetet nuk jane imponuar dhe as shantazhuar me korrupsionin me krimin me diplomat false me pushtllekun e metoda te tjera te shantazhit.ata thjesht jane kush me shume e kush me pak pergjegjes per shnderrimin e Republikes ne Oligarki.Qytetaret ne Proteste Paqesore dhe Demokratike ishin garancija me e madhe per stabilitet dhe prosperitet.Por nga kjo do dilnin jashte parlamentit injorantet, kriminelet dhe te korruptuaret.Zgjidhja nepermjet pazarit, nuk eshte zgjidhje per qytetaret as per Republiken.Z.Basha duhet te paditet nga te gjithe ata qe i ka akuzuar si te perfshire ne shitblerje me klanin kanabiste ose te na kerkoji falje ne qytetareve ne proteste .E gjitha ishte per ti krijuar nje avantazh AQ dhe per te poshteruar qytetaret ne proteste te djathte dhe te majte.Aspirata per Republike te Re do vazhdoji me aktor te tjere por me te njejtet qytetar, por shume e me shume.Rrofte Shqiperija. Rrofte SHBA.Rrofte z.Trump.

Shto koment