Edhe Idrizi kundër Ramës: Pranojmë paketën McAllister +

Edhe Idrizi kundër Ramës: Pranojmë paketën McAllister +

22:59, 17/05/2017
A+ Aa A-

Edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim idrizi ka dalë pro paketës Mc Allister, duke u renditur në krahë të opozitës, për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri.

Menjëherë pas tryezës së partive parlamentare, Idrizi theksoi se është dakord me të gjitha pikat e propozuara nga ndërkombëtarët, dhe shpreson që edhe tek forcat e tjera politike të ekzistojë vullneti i mirë për ti dhënë një zgjidhje vendit.

 “Kishte një diskutim racional të të gjithë forcave parlamentare. ishte i munguar edhe përball opinionit publik dhe përball nesh. PDIU i qëndron faktin se Paketa McAllister është serioze dhe i jep opozitës garancitë serioze. Duhet tu japim mundësitë shqiptarëve që të vajtojnë dhe shprehin vullnetin . Po diskutohet dhe data, 16 korriku për datën e zgjedhjeve. Jam shpresëplotë për takimin tek a tek mes Ramës dhe Bashës. Nuk jemi larg në këtë pikë, pasi është çështje vullneti. Do i japim një zgjidhje”, tha Idriz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genti17/05/2017 23:28

Ky esht shum i besés,do e dredhi nesér e sigurt,deputet i Pd esht ky apo e ngaterroj un??!!!!

Shto koment

Denonco