Spahiu replika me Bojaxhiun: Nuk hapim dot frigoriferin se del ti dhe Rama

Spahiu replika me Bojaxhiun: Nuk hapim dot frigoriferin se del ti dhe Rama

22:48, 17/05/2017
A+ Aa A-

Kreshnik Spahiu ka replikuar ashpër me kreun e partisë ‘Sfida për Shqipërinë’, Gjergj Bojaxhiu në lidhje me mundësinë për shtyrje të zgjedhjeve.

Spahiu tha se është legjitime shtyrja e zgjedhjeve, ndërsa Bojaxhi tha se nuk është legjitime pasi 18 qershori është dekretuar nga Presidenti dhe çdo qytetar ka të drejtë të votojë.

“Askush nuk mund të ma heqë të drejtën të votoj më 18 qershor. Është dekretuar nga Presidenti, është me Kushtetutë”- tha Bojaxhiu.

Nga ana tjetër Spahiu tha se s’mund të shkohet në zgjedhje pa opozitën duke ‘akuzuar’ për monopolizim të ekraneve, kryeministrin Rama, Bojaxhiun dhe Blushin.

“Hap televizorin del Rama, hap frigoriferin del ti. Kudo del vetëm ti dhe Blushi. Hap lavatriçen del ti. Nuk hapim dot frigoriferin”, – tha Spahiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rei17/05/2017 23:08

Hiqeni nga ekrani se do vdesim per piken e ujit

Djali17/05/2017 23:07

Ndoshta sdalin ne vere se nuk do pijme uje te ftohte do thahemi si neperka nen gure

Shto koment

Denonco