Përfundon takimi i partive. Rama e Basha takim kokë më kokë

Përfundon takimi i partive. Rama e Basha takim kokë më kokë

22:04, 17/05/2017
A+ Aa A-

Ka përfunduar takimi i partive parlamentare.

Takimi mes krerëve të partive politike ka zgjatur 120 minuta.

Por mësohet se nga takimi kanë dalë vetëm krerët e partive të vogla.

Siç ka bërë të ditur Mimoza Hafizi e Libra, Rama e Basha do bëjnë një takim kokë më kokë.

“Ne insistojmë për standarde zgjedhore. Insistojmë tek murimi elektronik, këtë kërkuam dhe në tavolinë. Nuk ka kuptim që kjo krizë të zgjidhet vetëm nga parti që kërkojnë dominim. Shqiptarët e dinë që standardet nuk rregullohen vetëm me emra ministrash., por me rregullimin e standardeve. 

Ka diskutime për datën e zgjedhjeve. Ne pranojmë çdo datë mjafton që të ketë standarde zgjedhore.

Do të ketë një takim kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës”, u shpreh Mimoza Hafizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco