Tryezë e partive politike, Milo: Ja çfarë vendimi pres të merret

Tryezë e partive politike, Milo: Ja çfarë vendimi pres të merret

21:47, 17/05/2017
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, njëkohësisht aleati i Ramës, Paskal Milo ka komentuar takimin që po zhvillohet që prej orës 20:00 në Kryesinë e Kuvendit mes krerëve të partive parlamentare, ku merr pjesë Rama dhe Basha.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Paskal Milo u shpreh optimist se nga takimi i sotëm mund të dalë ‘tym i bardhë’ dhe palët mund të arrijnë në një zgjidhje për ngërçin politik, pasi janë tërhequr nga kërkesat ekstreme.

“Nuk kemi qenë optimistë, pasi palët nuk jepnin shenja për kompromis dhe vijon ende të ketë ndikimi faktori ndërkombëtar. Por këtë herë shanset janë rikthyer dhe të shpresojmë që sonte të ketë një marrëveshje.

Unë jam optimist këtë herë, pasi palët politike janë tërhequr nga kërkesat e tyre ekstremiste. Nga sa jam njohur unë nga informacionet Rama dhe PS i janë rikthyer paketës së Mcallister.

Mendoj se këmbëngulja e Ramës për 18 qershorin është një qëndrim taktik i tij. Nuk mendoj se Rama do këmbëngulë për 18 qershorin nëse ka një marrëveshje. Unë mendoj se palët sonte duhet të bien dakord dhe shpresoj të bien dakord që të paktën zgjedhjet të bëhen në korrik”- tha Milo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco