Blushi tregon arsyen se pse nuk është në tryezën e partive politike

Blushi tregon arsyen se pse nuk është në tryezën e partive politike

21:20, 17/05/2017
A+ Aa A-

Kreu i LIBRA, Ben Blushi, nuk ka qenë i pranishëm në tryezën e partive parlamentare, ndërkohë që kjo forcë politike është përfaqësuar nga Mimoza Hafizi.

Blushi ka sqaruar se mungesa e tij në këtë tryezë vjen për shkak të angazhimeve të tij politike. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi ka sqaruar se për të, më e rëndësishme është takimi me qytetarët e zakonshëm të Shqipërisë, sesa pjesëmarrja në një tryezë ku nuk pritet asnjë zgjidhje. Megjithatë ai ka sqaruar se në këtë tryezë LIBRA do të përfaqësohet nga Hafizi, e cila është aty për të kërkuar standarde zgjedhore.

“PSE NUK JAM NË TRYEZË

Duke takuar njerëz të zakonshëm nëpër Tiranë. Nuk kisha pse ndërprisja takimet e planifikuara me ta për të marrë pjesë në një tryezë nga e cila nuk pres ndonjë zgjidhje, të paktën sonte. Megjithatë Mimoza Hafizi është aty në emër të LIBRA, për të kërkuar standarde zgjedhore më të mira dhe mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që është e mundur. Kriza ku kemi hyrë, zgjidhet vetëm me zgjedhje të shpejta dhe të shpeshta për të cilat LIBRA është gati. Ne do pranonim çdo zgjidhje që garanton garë të ndershme të të gjitha partive dhe kandidatëve pa përjashtim”, shkruan Blushi në FB.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari17/05/2017 21:48

Po pse u dashka te behen zgjedhje sa me shpejt qe te jete e mundur??? Keshtu behen zgjedhje me statndarte, sa me shpejt te jete e mundur. Ke quan zgjedhje me standarte ti o mut-muti?? Si zgjedhjet qe bente Enver Hoxha? O Blush, ti vlen sa leshi i Rames. Noc Rrokun ke per te marre! Apo do dy Noca, edhe nje per Mimozen. Llapaqen, zagar i Rames!

Shaba17/05/2017 21:44

Ik ore ndyresire m... o legen! Bere lojen e ndyre te Rames, por nuk u doli formula. Kujtove se opozita nuk do te hynte zgjedhje dhe do te ishe ti opozita e klonuar. Sa shume ndyresira ka Shqiperia per banore!!! Prandaj nuk behet ky vend. Kujt i plasi b... nese je apo nuk je ti ne takim. Ti je injorant ne te gjitha fushat, ke talent vetem per te lehur dhe per te lepire b... kryeministrash.

juri17/05/2017 21:36

jo more blush jo pa ske qak ke vrer helme i djallezuar

Shto koment

Denonco