FOTO/ Nikolla thyen urdhrin e Ramës, ja me kë bën fushatë

FOTO/ Nikolla thyen urdhrin e Ramës, ja me kë bën fushatë

20:30, 17/05/2017
A+ Aa A-

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama urdhëroi, që asnjë zyrtar i administratës shtetërore të mos braktiste vendin e punës dhe të mos merrte pjesë në fushatat elektorale të partive politike.

Por mesa duket ky urdhër i Ramës nuk është kuptuar nga Ministrja Lindita Nikolla, e cila gjatë një takimi me qytetarët le Rubikut është shoqëruar nga punonjësit e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, një pjesë e administratës që punojnë në MAS, kanë shoqëruar Nikollën në fushatën e saj elektorale në Rubik.

“Ja se me kë e bën fushatën Ndrikull Vila

- ndrikulla që ka ndërtuar vilën luksoze

-me paratë e vjedhura për shkak të detyrës!

Qytetari dixhital denoncon:

Ndrikull Vilën sepse del,

- në fushatë me punonjës të shërbimit civil si

- Gerti Janaqi, Drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit

- Adriana Berberi dhe Denisa Ruzi me rroga dhe mjete të ministrisë fushatë në Rubik! sb

"Përshëndetje doktor po ju dërgoj disa foto që tregojnë angazhimin në fushatën elektorale të punonjësve të MAS përkrah ministres Nikolla në fushatë elektorale në Rubik.

Nga fcb i Lindita Nikollës. Foto të administratës së MAS në fushate. Fushata në Rubik..ku shoqërohet me punonjës Administrate. Datë 16 maj Denisa Ruzi. Këshilltare për mediat në MAS. Adriana Berberi. Drejtore kabineti ne Mas Gerti Janaqi. Drejtor i Institutit të zhvillimit të arsimit. IZHA 4 punonjës Mas", shkruan ish-kryeminsitri Sali Berisha në Facebook.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco