Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

'Një shpjegim i thjeshtuar për Kryeministrin për datën e zgjedhjeve'

'Një shpjegim i thjeshtuar për Kryeministrin për datën e zgjedhjeve'

09:34, 17/05/2017
A+ Aa A-

Dëgjova mbrëmë një analist që fliste me "kompetencë" se Kushtetuta nuk lejon ndryshimin e datës së zgjedhjeve dhe binte dakord me Kryeministrin që e refuzonte ndryshimin e datës dhe më vinte për të qeshur, sepse bashkë me një koleg i kemi shkruar këto dispozita të Kushtetutës në 2008. Le ta mbyllim njëherë e mirë këtë argument qesharak.

Nga Oerd Bylykbashi

Kushtetuta nuk cakton asnjë datë per zhvillimin e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton rregullin që llogarit vetëm fundin e mandatit, i cili është data 9 shtator 2017 (Kushtetuta neni 65, pika 1).

Kushtetuta percakton se zgjedhjet zhvillohen ne periudhen zgjedhore qe i paraprin fundit te mandatit, pra qe i paraprin 9 shtatorit. Kushtetuta percakton se periudha zgjedhore percaktohet nga Kodi Zgjedhor. (Kushtetuta neni 65, pika 2). Pra e vetmja gje qe detyron Kushtetuta eshte qe data e zgjedhjeve te caktohet para fundit te mandatit. Pike!

Periudhat zgjedhore ne Kodin Zgjedhor (pra ne ligj dhe jo ne Kushtetute) jane dy: e pranveres 15 mars - 30 qershor dhe e vjeshtes 15 shtator - 30 nentor. Presidenti mund te caktonte daten ne nje nga dy te dielat e fundit te periudhes zgjedhore qe i paraprin 9 shtatorit (Kodi Zgjedhor nenet 8 dhe 9), pra ose 18 ose 25 korrik 2017. Presidenti zgjodhi daten 18 qershor. Pra data eshte thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Nese Kodi do caktonte nje periudhe tjeter para 9 shtatorit, data do ishte nje tjeter dhe jo 18 qershori.

    Nese parlamenti vendos qe per keto zgjedhje apo gjithmone, periudha e zgjedhjeve te jete nje periudhe tjeter, mund ta ndryshoje Kodin tani me vetem 84 vota dhe pa ndryshuar Kushtetuten. Dhe parlamenti mund te caktoje çdo te diele deri me 3 shtator (sepse 3 shtatori eshte e siela e fundit para dates 9 shtator) si date te zgjedhjeve, vetem duke ndryshuar ligjin pa patur nevoje te ndryshoje Kushtetuten.

    A mund te zhvillohen zgjedhjet pas dates 9 shtator? Po! Mjafton nje dispozite tranzitore e thjeshte qe eshte shume me pak e shemtuar se ai aneksi i tmerrshem qe u miratua per reformen ne drejtesi qe nuk e ka asnje kushtetute e botes.

    Kur deshi Rama te shtynte zgjedhjet me sebepin e certifikatave, ne 2007 Kodi u ndryshua per te shtyre daten e zgjedhjeve. Zgjedhjet ishin dekretuar per daten 20 janar 2007, me date 13 janar u ndryshua ligji qe detyronte presidentin te dekretonte nje date te re jo me vone se 20 shkurt 2007. Presidenti i dekretoi per daten 18 shkurt 2007. Nese nuk e mbani mend, shihni kete foto. Ndersa Kryeministri dhe analisti te lexojne nenet me siper dhe Kodin Zgjedhor.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    nino18/05/2017 08:45

    me vjen keq po te mungon arithmetika o cuf

    I deleguari17/05/2017 11:30

    S'i paska mjaftuar "opinion ketij Lenc Vangjelit,por paska dale edhe ketu si Cufo. Keta kan bere kurse me Taku Ngjelen , se Taku e njef mire Xhefersonin. E nxorren fare nga binaret Edvinin !

    Shabani17/05/2017 11:12

    Tedashur.miq.an...arjan.can...shume...izgjut.pona.del...meato...shpikjet..imagjinare..qe..po..thot

    cuf dabjoni 17/05/2017 10:59

    or Ilir ( me shume je barbar se ilir) ! mesoju te pranosh debatin ndryshe shko merr nje brisk gilette....se nga marrezia e juaj po na shkerdhen çuni I Kristaqit dhe nuk ke pare gje akoma...

    Agron17/05/2017 10:37

    Po e thu, po kujt po ja thu

    cuf dabjoni17/05/2017 10:18

    per ata qe e vendosin mbi tavoline Kushtetuten dhe çdo Ligj a Kod perpara se te diskutojne jo ishte e qarte qysh ne fillim te "sherrit zgjedhor". Por, kjo duhet dhe kur flasim per data e regjistrimit. Thuhet "jo më vonë se 50 dite perpara dite te zgjedhjeve" dmth 17 dite qershori, plus 31 dite maji dhe 2 dite prilli eshte dita e 50-të. Me vone se kjo eshte 30 maji. Ankimet dhe shpresa tek Gjin Gjoni jane te kota e te jashg teligjshme. Mos e kompromentoni Gjinin se pas zgjedhjeve do te na e fusin ne burg me te drejte. Gjinin e kam shume mik.

    Iliri17/05/2017 09:37

    Hajvan!

    Shto koment

    Denonco