‘Unë Edi Ramën e ve në majë të...kapeles!’ (IRIQI bisedon me Eduard Ndocaj, kaubojsin)

‘Unë Edi Ramën e ve në majë të...kapeles!’ (IRIQI bisedon me Eduard Ndocaj, kaubojsin)

00:02, 17/05/2017
A+ Aa A-

Iriqi:- Pse mban përherë kapele?

Ndocaj:- Ajo kushton më lirë. Për 20 euro bëhesh njeri i veçantë. Se që të bëhesh p.sh.mjek duhen kaq e kaq vite shkollë. Kupton?

Iriqi:- Po pse ti je pa shkollë të lartë?

Ndocaj:- Pa atë të vërtetën,se të blera kam për ekonomi,juridik dhe diplomaci.

Iriqi:- Pra ti je pa standarte.

Ndocaj:- Po kush qenka me standarte? Ata që vrasin,ata që vjedhin,ata që trafikojnë motrat tona?

Iriqi:- Ndërsa pasuri ke goxha. U botua deklarata jote.

Ndocaj:- Kam dy lekë nga biznesi e tre lekë detyrim në banka. Kështu iku krejt klasa e sipërmarrësve. Nga biznesmenë u bënë kredimenë. Hapën punëra dhe bënë projekte,morën para nga bankat ,por u erdhi kuçedra e ua piu ujët. Tani fiton ai dhe ca miqtë e tij.

Iriqi:- Kush ai?

Ndocaj:- Edi Rama. Ekonomia po rritet me 3 % gëzohet kryeministri,por harron që borxhi vajti 72 %. Kështu që rritjen e ka për të shlyer interesat,pastaj ngelet lesh,ose Niko. Thuaje hapur që rritja është 0%. Ndaj nisi koncesionet. Që të vjedhë për 35 vitet e ardhshme. Grabitje brezash,varferim i shqiptarëve.

Iriqi:- Po ai di më shumë se ti.

Ndocaj:- Nuk ka se si. Ai piktor e unë piktor. Ai i gjatë,unë i gjerë. Ai pi mall,unë ujë. Ku ma kalon pra. Ja,po e deklaroj. Unë Edi Ramën e ve në majë të kapeles. I kam kërkuar të bëjë debat. Shmanget se e di si përfundon.

Iriqi:- Por ama e votove çdo ligj të tijin.Pse?

Ndocaj:- Sepse ai çdo ditë më premtonte.

Iriqi:- Donte të të korruptonte?

Ndocaj:- Jo,jo. Por më tha së fundi voto vettingun e Lezhën do e bëj me stadium. U gëzova sa më s'ka.

Iriqi:- Dhe?

Ndocaj:- Më pas qeshte e më thoshte si më beson mua ,kur dhe me Metën u bashkuam më 1 prill.

Iriqi:- Pse je i ashpër me Metën?

Ndocaj:- Se nuk la tullë pa vjedhur. Tani po the vetë që je hajdut nuk të arreston policia se e dinë që je i LSI-së.

Iriqi:- Beson se do fitosh në Lezhë?

Ndocaj:- Nuk kam hallin e fitores,dua që të mos lejoj të vidhet një votë.

Iriqi:- Po gjithë ajo drogë do blihen vota.

Ndocaj:- Lekët t'i marrin,por votën ta çojnë sipas zemrës.

Iriqi:- Si parasheh rezultatin?

Ndocaj:- Dua që të dalë një parti të rinjsh e t'i fshijë krejt partitë e vjetra. Ndryshe,ky vend do ngelet lanfilld plehrash. Vec pleq dhe ajër i ndotur.

Iriqi:- Edhe PS po thotë të zhdukim politikanët e vjetër.

Ndocaj:- Hahah,dëgjova Saimir Tahirin sot që thoshte na votoni ne se do fshijmë nga faqe e dheut gjithë të vjetërit. E në krah kishte Ruçin,më arkaikun e më mumjen e deputetëve. Ka qënë qysh me Haxhi Lleshin. O zot si nuk bëhet ndonjë shpikje e karriket e parlamentit t'i kthejë në elektrike. Ashtu shpeton shoqëria shqiptare. Ose...

Iriqi:-Ose?

Ndocaj:-Mbase ndonjë aeroplan amerikan ngatërron shenjestrën e në vend të ndonjë shpelle me terroristë,qëllon mbi...Hahaha,kot e them se ne jemi popull pa fat. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirons ke pazari vjeter.18/05/2017 18:01

1- sa per ka... eshte me u diskutu nje here se a mbrin ti me e gjet ate tandin me bo veç shurren se ta ka mbulu barku e dhjami e po dukesh si thi, se per gjo tjeter te ka cof me kohe... ! 2-Edi ka qen dhe eshte çun Tirone ,qytetar brez mas brezi e jo katnar si ti qe te duhet me ndru nja shtat lekur e qytetar zdo bohesh kurre. 3-tani meqense je kthy ne origjine,je qe je futja çdo dite nga nje bidon 5litrosh me hirre djathi se te bo mire . ps: po te jesh kurioz se sa e ka pallen Edi pyet xha Saliun se ta tregon.

x18/05/2017 16:15

o bo nje katunar nga gryk manatia me na dhon men ne politike njerezve si edi rama qe ku jane me kultur politike ku e ku shif nxirr gure etje ne gryk

liu18/05/2017 13:29

Ti xhaja nga ngakavaja sipas komenteve qe ben dukesh qe ke qen nje spiun ordiner(pa pordoro)persa kohe te ekzistojne mostra si puna juaj keshtu i kuptojne gjerat .

xhaja nga Kavaja .18/05/2017 09:52

ishte nje Nard Ndoka e tani u bon dy ! Me sa duket Luli e kishte fjalen dhe per katoliket e aleances se vet kur bisedoj me gazetaret gjerman !

popull18/05/2017 09:49

....... tamam dialog i pershtatshem per oborrin e shpellarve te ngujuar ne kulle plasmsi !

edi duro17/05/2017 07:44

te lumt goja o kaubojs ishalla e ngatrojn shpellen me shpellen e ktyre taneve

D.Brari 17/05/2017 07:32

Eduart je me i sakti e me me vlera ne ate parlament!.

Redaksio17/05/2017 02:23

Dialogu fare i bukur

Shto koment

Denonco