DETAJE/ Rama rrëzon tërësisht paketën McAllister dhe Yee, ja pikat e tjera që ka kundërshtuar Nga e majta: Rama-Basha-McAllister-Yee

DETAJE/ Rama rrëzon tërësisht paketën McAllister dhe Yee, ja pikat e tjera që ka kundërshtuar

21:54, 16/05/2017
A+ Aa A-

Syri.net ka mësuar të tjera detaje nga refuzimi i paketës McAllister nga ana e Kryeministrit Edi Rama, që do të çonte në zgjidhjen e krizës politike.

Më herët raportuam se Rama nuk pranonte shtyrjen e zgjedhjeve përtej 18 qershorit, duke refuzuar këtë paketë.

Jo vetëm kaq, por nga burime konfidenciale Syri.net ka mësuar gjithashtu se Kryeministri Edi Rama ka hequr dorë edhe nga postet ministrore që do t’i jepeshin opozitën sipas paketës McAllister, të pranuar edhe nga zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee.

Rama është dakord që opozitës t’i japet vetëm posti i ministrit të Arsimit dhe e drejta për të emëruar drejtorët e policisë nëpër qarqe dhe asgjë më tepër.

Pra, paketa McAllister me ndryshimet përkatëse, e mbështetur nga zyrtari i DASH Yee, është rrëzuar pothuajse tërësisht nga Kryeministri.

Burime të afërta me Kryeministrin, bëjnë me dije për Syri.net se Edi Rama e ka refuzuar ofertën pasi e trajton zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Hoyt Brian Yee si një zyrtar në largim nga posti që mban.

Nga ana tjetër, kryetari i PD Lulzim Basha dhe partitë opozitare e kanë pranuar paketën McAllister të mbështetur nga Yee dhe janë shprehur të gatshëm të votojnë vetingun. 

Në të tilla kushte refuzimi nga Kryeministri Rama, duket se opozita do të vazhdojë të qëndrojë në çadrën e lirisë. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

popull17/05/2017 22:49

flet Saliu me goj te Lulushes ndaj vjen era e keqe .....

Fukarai17/05/2017 20:14

per tu habitur Edvini sikur u cjerr duke thene votoni VETUINGUN

Lulushi17/05/2017 19:58

Mjaft rrejtet se lat nam

art17/05/2017 16:08

Po me cilin sy e pe o derezi me ate pa xham apo me ate me xham?!!!

Vetingu17/05/2017 13:10

Epo tani nuk po e marr vesh kush nuk e do vetingun luli apo ram koktuli

Lani17/05/2017 00:02

Kaq e pat pallaveshi vajti per lesh

O sa qejf16/05/2017 23:47

Aty te rrini ne cader te mbyteni Luli jo populli se ata te shkretet skane faj. Mos ju leshoj gje Rama, se sja kemi dhene voten ne Rames qe ai tju bej leshime Lulit dhe Saliut . Duhet te rrije i forte . Kur ja ofroi europa sdonte Luli . Ai qe momenti , tani ska vlere me e njejta oferte , tani kane ngelur therrime .

Edvin rama 16/05/2017 23:31

M vjen keq popull qe un jam bythqir dhe e ndrroj llafin si femrat po per sa koh ju tjeni te verber do boj ca tdua se kshu e meritoni per sa koh m votoni

Popull i thjeshte 16/05/2017 23:27

Po pse ti pranaj Rama tani ,kur pd si pranoj kur i kishte ne tavolin ,apo te dali Luli e te thoje prape " fitore",jeni ne metro apo sjeni do thoshte Jovan Bregu.

osumi16/05/2017 22:54

Perfundisht Edvina Kristulla Suma vajti per lesh.

Patriot ne mergim16/05/2017 22:34

Ropt ku ti keni te gjithe 127 partite. I mbytet shqiptaret e shkrete, i moret ne qafe, more horra

Popull i thjeshte 16/05/2017 22:13

Se ka te gjate PD.

Toni16/05/2017 22:10

Rrini nja 5 vjet ne cader se ju ben mire,ju vetem mashtroni

Popull i thjeshte 16/05/2017 22:06

VETINGU eshte i pari.

Shto koment

Denonco