Haradinaj në Shqipëri, uron Metën për postin e Presidentit

Haradinaj në Shqipëri, uron Metën për postin e Presidentit

20:16, 16/05/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, priti në një takim kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. Gjatë takimit Haradinaj uroi metën për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ai nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Nga ana e tij Meta pasi shprehu kënaqësinë për rikthimin dinjitoz e të merituar të Haradinajt në Kosovë vlerësoi përkushtimin e tij personal, si dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj zhvillimit demokratik dhe institucional të Kosovës.

Ndër të tjera meta dhe Haradinaj, diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e në Shqipëri duke ndarë bindjen e përbashkët se realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimi i demokracisë, i sundimit të ligjit dhe zhvillimi ekonomik i të dy vendeve i shërben perspektivës evropiane të qytetarëve tanë si dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Ballkanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Petrit 16/05/2017 22:15

Zoti Haradinaj Je nje njeri i madh Nje ish luftetar i uçk-se Nje politikan modern Mos e ul veten kaq posht duke takuar e uruar kete hajdut Kete njeri pa shtylle kurrizore Kete njeri te pabese qe e ka kthyer partine ne nje kompani private

veri gjakova16/05/2017 22:07

O Rambush shih pune atje.

Shto koment

Denonco