Shqipëria në zi për 16-vjeçaren që humbi jetën në spital, Edi Rama vazhdon propagandën

Shqipëria në zi për 16-vjeçaren që humbi jetën në spital, Edi Rama vazhdon propagandën

17:34, 16/05/2017
A+ Aa A-

“Kush ka sy le të shikojë dhe le ta mendojë ku ishim 3 vjet e gjysëm me parë, edhe pse kemi ende shumë, më shumë punë për të ndërtuar”- ky është postimi i Edi Ramës dy orë më parë në rrjetin e tij social për të promovuar arritjet e tij në shëndetësi.

Postimi shoqërohet nga një video gjatë inspektimi të djeshëm të spitalit rajonal të Shkodrës.

Por ndërsa e gjithë Shqipëria po mban zi për një 16 vjeçare që humbi jetën pas një operacioni në një spital privat në Tiranë, vetëm ai, vetëm kryeministri i Shqipërisë nuk e ka aspak problem që të vijojë propagandën e tij morbozë për një nga dështimet e tij më spektakolare që është sistemi shëndetësor.

Ndërsa sot shqiptarët qajnë fatin e tyre të zi dhe që sot nuk dinë në cilin spital ta përplasin kokën e tyre qoftë edhe për një operacion banal, vetëm Edi Rama nuk e ka për gajlje të postojë në të njëjtën ditë mashtrimet e tij elektorale nën moton “çmë duhet mua se çfarë bëj unë”. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Mr Robot16/05/2017 22:36

    E sigurt eshte qe Edvin (edi) Rama do ta mbylle jeten ne spitak psikiatrik. Karma vonon, por nuk harron

    someone16/05/2017 18:00

    Njesoj jeni te dyja palet. Gjithcka e perdorni per propagande. Ju qe nxirrni ne headlines te gjithe pikellimin e prinderve te vajzes qe patjeter qe do te revoltohen, pse nuk thoni gjysem fjale per mjekun i cili ka shume shume pak shanse te jetoje vetem per shkak te pergjegjesise se tij jashtezakonisht profesionale? Pse beni gjykatesin dhe prokurorin duke gjetur fajtoret? Pse nuk thoni qe eshte heret per te arritur konkluzione dhe qe figura te njohura te mjekesise thone qe rasti nuk eshte fare gabim njerezor (fundja edhe mund te jete gabim njerezor, te gjithe gabojne por ne rastin e mjekesise kjo mund te paguhet me jete)? Te gjithe te shpifur, majtas e djathtas, per ju rendesi kane vetem skupet dhe mburrja apo sharja e qeverise

    Gimi16/05/2017 17:47

    Po ca shendetsie.... shendetsi pa mjek te kualifikuar nuk ka. Dhe per kete kan faj te gjitha qeverit. Te gjithem e din se si i kan mare shkollen keta mjeket tane. Ka 27 vjet qe mjeket te shohin nga portofoli. Nuk ka me mjek qe te qaj hallin po mjek qe thon ishalla nuk sherohen qe ti kemi klient. Pra e shohin popullin si klient jo si pacient.

    Shkodran16/05/2017 17:36

    Po ky eshte nje psikopat po lereni. Rreziku yne thuaj

    Shto koment

    Denonco