Cfarë po ndodh? Besnik Mustafaj: Jemi pranë një marrëveshje, qeveria lëshoi përballë opozitës

Cfarë po ndodh? Besnik Mustafaj: Jemi pranë një marrëveshje, qeveria lëshoi përballë opozitës

17:25, 16/05/2017
A+ Aa A-

Ish shefi i diplomacisë shqiptare Besnik Mustafaj, i cili ështa afruar sërish pranë PD-së kohët e fundit ka konfirmuar në një intervistë se kriza politike në Shqipëri është drejt zgjidhjes.

“Eksperienca tregon se me kaq informacioni që po filtron në opinionin publik do të thotë se marrëveshje do të arrihet. Kjo marrëveshje merr garanci nga prania e amerikanëve. Propozimet që kam unë tregon se propozimet e McAllister është një platformë ndërsa tani po negociohet për ti dhënë marrëveshjes formë përfundimtare. Angazhimet e Bashës dhe të aleatëve tregon se duhet me qenë optimist”, tha ai për News24.

Mustafaj konfirmoi se tashmë po negociohet edhe shtyrja e zgjedhjeve pasi data 18 Qershor nuk është një opsion.

“Opozita ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve për hir të implementimit të marrëveshjes. Sepse duhet përcaktuar statusi që do të kenë 4 ministrat teknikë, se cila do të jetë detyra e tyre dhe kujt do ti raportojnë ata”.

Duke komentuar protestën e opozitës, Mustafaj solli në vëmendje disa aspekte të arritjeve në 3 muaj: “Bilanci i kësaj proteste është pozitiv dhe këtë e them pa mëdyshje. Është arritur ndërkombëtarizimi i shqetësimeve të opozitës dhe kjo është një goditje për mazhorancën në afatmesëm. Është tregur një kapacitet i jashtëzakonshëm për të mbajtur gjallë një protestë 3 muaj.

Duhet energji të madhe njerëzore për këtë. Është arritur që të arrihet tek ky skelet propozimesh të cilat janë lëshime që bën qeveria përballë kërkesave të opozitës. Edi Rama ka treguar dritëshkurtësi politike. Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë ka qenë edhe një dobësi e qeverisë por edhe përpjekje për ti dhënë një mundësi zgjidhjes. Lëvizja e krerëve të policisë së rretheve tregoi dhe konfirmoi akuzat 2-vjeçare të opozitës sa i takon hashashit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

neri nga shijaku16/05/2017 18:13

E pa pranueshme nga një kryeministër për ate qe thot për voltanen kur e don një Shkodër ky ca ka qe bën gam gam po ta dijë që Shkodrën asnji her nuk do ta ket poshtë

REDI16/05/2017 18:03

MOS E HANI SE E KANE ME TE FUTME SOROSJANET

Fieraku nga ferrasi16/05/2017 17:34

Po kandidonte mustafai bregu selami Boxe rrulieca te tjere Republika e re do jete larg si bathet e priftit.

Shto koment

Denonco