FOTO EKSKLUZIVE/ Kush është gjermani i dytë që takoi Bashën

FOTO EKSKLUZIVE/ Kush është gjermani i dytë që takoi Bashën

23:48, 10/05/2017
A+ Aa A-

Pas McAllister që mbërriti pak javë më parë në Tiranë për zgjidhjen e krizës politike, një tjetër gjerman i partisë së Kancelares Angela Merkel erdhi sot në Tiranë.

Ai është deputeti i Bundestagut, Andreas Lammel. Deputeti gjerman ndodhet në Tiranë për të gjetur një zgjidhje për krizën politike. Ai është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu.

Në takim ndodheshin edhe deputetë të tjerë të PD dhe delegacioni që shoqëronte deputetin gjerman, sikurse mund ta shikoni në foton që ka siguruar Syri.net.

Basha-Lammel diskutuan për krizën politikë dhe dëgjoi shqetësimet e opozitës, për kultivimin në rrije të kanabisit, krimin e organizuar dhe rrezikun që kërcënon votën e lirë./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco