Politikat ndikuese të filantropit të majtë George Soros në shtetet e Europës duket se përbëjnë shqetësim madhor për administratën Trump.
Media amerikane “American Spectator”, raporton se kryetari i dhomës së drejtësisë në Kongresin amerikan, republikani Bob Goodlate ka nisur një mision urgjent në Europë. Sipas kësaj media, zyrtari amerikan udhëheq një delegacion prej 15 personash në një mision në Shqipëri, Greqi, Bosnje, Maqedoni, Kosovë dhe Itali.
Qëllimi i misionit është për të hetuar dhe për të vëzhguar nëse në këto vende, përfshirë dhe vendin tonë, vazhdon favorizimi i kohës së Barack Obamës. Hetimi i këtij delegacioni për ndikimet e George Soros raportohet se është i pavarur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por nuk janë dhënë të tjera detaje për shkak të sigurisë.
Për median amerikane “American Spectator” ka folur edhe një prokurore shqiptare, e cila nuk ka dashur të identifikohet.
“Kryeministri Edi Rama, i mbështetur edhe nga ambasadori i SHBA, ka shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit tonë. Duke tundur flamurin e reformës në drejtësi, ata e kanë politizuar këtë çështje. Kur ne kemi shprehur mendime profesionale të ndryshme nga ato të ambasadorit amerikan, Lu u zemërua”, thotë prokurorja për median amerikane.
Ajo pohoi gjithashtu se zyra e saj u përpoq t’i jepte përparësi trafikut të drogës dhe kriminalitetit, ndërsa ambasada e SHBA hodhi poshtë kultivimin masiv të kanabisit duke thënë se “nuk është problem i SHBA”.
“American Spectator” përmend edhe përplasjen mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit të SHBA Donald Lu. Kjo media flet gjithashtu edhe për ndikimin në Shqipëri të George Soros dhe lidhjen e ngushtë që ka me Kryeministrin Edi Rama. /SYRI.net/
© SYRI.net
Shikoni endra me gjell pasnikesh, shikoni se jan pa lek.
ketyre legenave politikan do tu vij fundi i hidhur.
Ne kete levizje eshte kontributi yne qe ketu ,mesaget dhe raportet tona drejtuar kongresit seksionit me jashte dhe senatoreve, nje raport I hollesishem qe me Marisa Linon deri me keta tre te fundit withers,arvizu, dhe ky bajga Lu
Dalngadalë po vjen pranvera. Kjo shpjegon pse Edveri e VllahoLu kanë këtë urgjencë për uzurpimin total të të gjitha pushteteve në Shqipëri.Qëllimi është që t'ja vështirësojnë sa më tepër punën për pastrimin e mutit, frymës së re që po vërshon nga USA. Ngrehu o popull për të pastruar mutin që të kanë hedhur sipër sepse dielli po fillon të agojë edhe për ne. Mos e lër vehten si gjithmonë i fundit. Shiko se çfarë po bën Hungaria. Hungaria trime që u ngrit e para kundër komunizmit, mikja jonë e shtrenjtë që na e di hallin dhe na do të mirën më tepër se kushdo.
Eri bolsheviku I Bakise se taksave do te struket ne kafazet e kopshti zoologjik te kanerinat tok me gradat per mashtrimeve e inagurimit te objekteve te nisura nga Bashkia e Demokrateve me ndihmen amerikane.
Soros ky njeri qe duhet te dergohet ne hene dhe te lihet atje se bashku me Edin dhe Erjonen
Ku do e mbysi veten tani rama . Po erjon ahmadinexhad velija
NE SHQIPERI E KA MBYTURE SORJANET LU.VLAHUTIN ME KAQURRELA DHE FLOK TE KUQE KONGRESI AMERIKAN DUHET TE VE NE LEVIZJE TE GJITHA MEKANIZMAT SEPSE BALLKANIT DHE ME GJERE E KANE PUSHTUAR SORJANET ME FAKE MEDIA FAKE QEVERI E FAKE TE TERE NE SE AMERIKA ESHTE DHE DUHET LIDERE E DEMOKRACIS DHE LIRIS DUHET TE VE NEN HETI LU .....