Ben Blushi deklaron votën kundër Ilir Metës president. Ja arsyet

Ben Blushi deklaron votën kundër Ilir Metës president. Ja arsyet

10:14, 28/04/2017
A+ Aa A-

Gjatë seancës së orës 17.00 të pasdites së sotme, ku pritet që Ilir Meta me dakortësinë e PS-së të zgjidhet presidenti i ri i vendit, nuk priten surpriza. Gjithsesi ende pa nisur kjo seancë, dy vota janë deklaruar kundër kandidaturës për këtë post të rëndësishëm të kreut të LSI-së; Janë ato të LIBRA, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Arsyet e kësaj vote kundër, Blushi i ka shpjeguar sot në mëngjes nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook.

“NUK VOTOJ ILIR METËN

Kam patur të drejtë kur kam thënë, se kriza po hyn në krizë. Ilir Meta kërkon të zgjidhet President në mes të krizës, për shkak të krizës dhe në kurriz të krizës, për ti ikur krizës. Kur të gjithë duhej të lëshonim diçka për të lehtësuar peshën e anijes së Shqipërisë që po mbytet, ky mori edhe atë pak pushtet që kishte mbetur. Ilir Meta u bë President nga frika dhe jo nga shpresa. Ilir Meta është Presidenti i Rilindjes dhe jo i Popullit. Është Presidenti i të shkuarës jo i të ardhmes. E si mund ta votoj? LIBRA voton vetëm të ardhmen”, deklaron arsyet e votës kundër Ilir Metës president, deputeti Ben Blushi.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Veting28/04/2017 11:26

    Si mund te votohet per President KryeHajduti i trojeve Shqiptare, Ilir Meta. Mesiguri ate e genjen mendja qe do i shpetoje Drejtesise, vetingut.Veting

    shesh besh 28/04/2017 11:19

    Meta eshte pjese e sa keqes , dhe nuk e meriton te behet president . Blushi ka te drejte , nuk votohet e shkuara ku dihet qe Meta eshte me hajduti , dhe i ka dosjet nga Rama si koka e qelbur e rilindjes.

    artani28/04/2017 11:05

    Mire doli nje qe pa votuar deklaron voten. Po ku shkoje qetsia,dashuria.... Po morali politik... Po konsensusi..... Po merreni veshe dhe bindu o populle,o vellezer se per karrigen e vete keto ju hedhin dhe po ju hedhin ne DETE. Po mire ky qe po lepine beshtymen e tije per karrigen dhe duke bere kete nendon se do mbylle ndonje plage,e kunderta gjithmone... Po Majko! Ku eshte ky qe nga qe ka harruar do i kujtoj vetem dy raste: -Harroj kure u fute ne greve me te ndjeret Pjeter Arberori dhe Azem Hajdari para RTSHse. Harroj kure ne kongresin e partise se tije ne 99 bertiste EDHE I VETEM TRIME NE LUFTE. Pra keta jane mose prisni me shume prej tyre. Shikoni spotin e lajmeve ne TVSH. FILLON ME SHKRONJEN ne daçi quane Serbe,Ruse,apo Bullgare.... Keta po drejtojne ate vend. Ia kane dhene te tatepjeten. Mundohuni,ngrihuni dhe shpetojeni.

    miri28/04/2017 11:02

    Orteku i te keqes ka filluar te rreshqase,Te gjitheve do na zere poshte po se braktisem kete vend ose kete qeverisje.Ketu e keqja nuk luftohet por ngrihet gjithnje e me lart.Kjo ishte genjeshtra e fundit e Edi Rames i cili coi ne vrasje kater vete per bllokun e Ilir Metes te cilin po e ben president "simbolin e kombit".Keto tu tregoje atyre qe mbledh ne mitingje ,ke promovon ky per te ruajtur karrigen,ke shembull i jep shqiptareve.Turp per te gjithe ne!

    lili28/04/2017 11:02

    O ilir o k derr pe derri ne shqieri ti je me idhjeri kompromisin e shkaterroj dhe ne kaus ne na coj me qeverin e besimit ti na dole me i dhimi kak mut ne flori hajdut na dole ti tai dhe president do na luac mend

    roshi28/04/2017 10:45

    ????????

    Shaba28/04/2017 10:22

    Ham, ham, ham! Hum, hum, hum! Behu gati te hysh ne zgjedhje tani! Tani ke per te qene "opozita" e vertete! Edhe ti je pjese e krizes, edhe ti je vete kriza! Ik futu ne zgjedhje krizash, se besoj se nuk ke per te dale keq. Kete e thane edhe kinezi LU edhe kesulekoqja Vlahutin!

    Iliri28/04/2017 10:20

    Ik er pall

    Shto koment

    Denonco