Kriza në Maqedoni/ Reagon për herë të parë Sali Berisha

Kriza në Maqedoni/ Reagon për herë të parë Sali Berisha

01:38, 28/04/2017
A+ Aa A-

Maqedonia buzë gremine! Të dashur miq, pas javësh bllokimi, parlamenti i ri i Maqedonisë arriti të zgjedhë kryetarin e tij të ri në një akt historik , deputetin e BDI, zotin Talat Xhaferi. Ky moment ka sjellë shpërthimin agresiv të ultranacionalisteve maqedonas me dhe pa imunitet, ka krijuar përleshje në Parlament.

Janë keqtrajtuar zoti Ziadin Sela, kryetar i LR- PDSH dhe deputetë të forcave të tjera politike si dhe lideri i mazhorancës parlamentare dhe deputetë të partisë së tij. Keto zhvillime dramatike shtyjnë vendin fqinj drejt greminës.

 Kjo që po zhvillohet në këtë vend fqinj është shpërthim i papërmbajtur i albanofobisë primitive të ultranacionalistëve maqedonas. Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin çnjerezor ndaj z.Sela dhe deputetëve shqiptare, por edhe deputetëve tjerë,iu shpreh atyre solidaritetin tim më të madh. Iu uroj deputetëve të tjerë shërim të shpejtë. Uroj gjithashtu përzemërsisht kryetarin e zgjedhur të kuvendit, zotin Talat Xhaferi për detyrën e re. U bëj thirrje forcave politike shqiptare të ruajnë gjakftohësinë dhe të japin të gjithë kontributin e tyre në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe për paqen dhe stabilitetin e vendit të tyre, e një rëndësie jetike kjo si për vendin e tyre ashtu dhe mbarë rajonin! I bej thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëj çdo përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e qëndrueshme të krizës së Maqedonisë multietnike dhe të mos lejojnë vendet fqijne të përfitojnë nga kriza e rënd aktuale për të ndërhyrë dhe përkeqësuar më tej atë. Forcat politike të Maqedonisë në bashkepunim me komunitetin ndërkombëtar BE dhe SHBA duhet të zgjidhin vet problemet madhore, krizën e thellë me të cilën përballet vendi i tyre. Sb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco