Basha: Pranojmë qeveri teknike me Kryeministër të propozuar nga Rama

Basha: Pranojmë qeveri teknike me Kryeministër të propozuar nga Rama

23:03, 27/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbron fort kërkesën e tij për krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Basha theksoi se gjëja e parë që do të bëhet pas miratimit të një qeverie teknike, është votimi në unanimitet i vetingut.

Basha shtoi gjithashtu se do të pranojë që kryeministri i qeverisë teknike të propozohet nga Edi Rama.

“Jam i gatshëm që me një qeveri teknike, me një kryeministër teknik të propozuar nga Edi Rama, të miratojmë vetingun dhe të hymë në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

elsa28/04/2017 08:30

Basha luajti dobet ne ditet e fundit . Cfare arriti ? 40% e votuesve te opozites do ngelen pa votuar ose nje pjese do shkojne e do votojne kot , ke ti kapi dora perves PS . Nuk mor as shtyrje zgjedhjesh , as disa lehtesira te tjera . LSI e beri me te dobet . Pseridentin ia la mazhorances si donte qejfi . Rama shkon ne zgjedhje e fiton mbi 95 vota , dh e ben kushtetuten si te doje . Mund te ktheje diktaturen e proletariatrit. Populli i vuajtuar shqiptar nuk eshte per rezistence as paqesore dhe as me dhune . nuk kemi kulture demokratike . Ne duam vetem , buke , droge , krime , sex e gjume . Jemi popull i mbaruar . PD ti tregoje popullit se cfare do te beje . Perndryshe kjo quhet tradhti e demokracise nqs PD nuk arrin dot te mbroje vlerat e demokracise.

oli28/04/2017 07:43

KA XHAFEN HUSIN RUCIN E PLOT E PLOT TE TJER QE JANE ME TE IDHTE SE AI VET OSE PEZE E RI FREDI MOS E HARRONI ME 13000000000.

Shto koment

Denonco