VIDEO/ Meta president? Basha: Popullit i shitet një fasadë, pas qëndrojnë pazaret

VIDEO/ Meta president? Basha: Popullit i shitet një fasadë, pas qëndrojnë pazaret

21:40, 27/04/2017
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar  se ftesa e qeverisë ka qenë e pasinqertë, pasi prej tre muajsh kanë rënë dakord për kandidaturën e Presidentit të Republikës.

“Nuk ka dhe nuk ka asnjë lidhje me çadrën si pjesë e aksionit opozitar. Ka mbajtur disa qëndrime që i kanë shkuar për shtat atij dhe partisë së tij. Në momente të caktuara këto deklarata i kanë shërbyer edhe procesit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Edhe loja e sotme në parlament është një çorbë e palogjikshme e Republikës së vjetër, i cili i bën thirrje Ilir Metës që ose të zgjedhim presidentin ose të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, kur të gjithë e dinë që ishte bërë pazari.

Popullit i shitet një fasadë dhe pas kësaj fasade qëndron pazari mes të dyve. Imagjinoni në një restorant të Tiranës kishte verë që kushtonin mijëra lekë”, u shpreh Basha. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco