Basha: Rama donte ta fuste Metën në burg, tani e bën president

Basha: Rama donte ta fuste Metën në burg, tani e bën president

18:51, 27/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike ka komentuar zhvillimet e fundit brenda mazhorancës, ku Ilir Meta është kandidati i LSI për President dhe që pritet të votohet ditën e nesërme.

Duke folur nga Çadra e Lirisë, Lulzim Basha tha se ky është pazari i fundit mes Ramës dhe Metës.

Ka qenë Kryeministri Edi Rama, u shpreh Basha, që më parë ka tentuar të fusë në burg Ilir Metën dhe ka kërkuar arrestimin e tij, ndërsa tani e bën President.

“Dëshmitë e atyre që i detyruan të dilnin me zor në sheshin qendror të Kavajës për të pritur kundëërshtarin e dështuar janë fakte në dosjen e fakteve të pakundërshtueshme se me Edi Ramën nuk do të ketë asnjë shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Dëshpërimi i tij sot është dhe më i thellë sepse për hir të pazarit politik, që këta kanë bërë tash 4 vite në kurriz të shqiptarëve.

Njeriu që u përpoq ta fuste në burg rivalin politik, u detyrua të shpallë President. Republika e vjetër ka arritur në stacionin e fundit. Në këtë akt dëshpërimi, Edi Rama ka humbur cdo lloj arsye. Kjo kupolë ka vetëm një qëllim, të pasurohet dhe të mbrohet nga ligji”, u shpreh Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dwj Jaku27/04/2017 23:16

Pa e parë me sy nuk do ta besoj.Ilir Meta nuk e ha kët kokërr ulliri. Të bëhet një koqe presidenti pa asnjë lloj kompetence por geç të shpërndajë ndonjë medalje dekorative, që të tallë bythën EDrama sikurse bëri me Nishanin, e pabesueshme më duket.Superegoja e tij të kënaqet me një kothere pa pikë vlere materiale, çudi e madhe! Mbajeni mend kur t'ja fusë Ramës sapo të bëhet president, po u bë. Pa PD në zgjedhje, LSI zhduket. Ilirit i mbetet vetëm Monika që nuk i duhet më as Ilirit vetë. Barabar LSI nuk ka për tu futur në Zgjedhje.

Shaba27/04/2017 20:46

Te rrofsha b... o Sali Berisha! E kishe ne dore dhe e fale. Per Ilir Meten te iku qeveria per lesh, ti e fale! Per Ilir Meten u terbua opozita e Rames dhe Rama, deri ne perleshje fizike me policine e shtetit, ku mbeten ne menyre misterioze 4 te vrare, ti perseri e fale. Per Ilir Meten desh u dogj Shqiperia dhe me ne fund Meta te beri naften dhe shkoi tek Rama ne vend qe te shkonte ne burg, ti perseri e fale. Ndersa tani Ilir Meta do te jete Presidenti i Republikes!!!! Goxha figure dinjitoze, figura qe e beri lesh e li Shqiperine! Ky vertet eshte nje shtet mafioz. Rrofsh moj Kolumbi, se te lame shume mbrapa!

krasasi tp27/04/2017 19:45

Krijimi i qeverise teknike eshte nje shans i arte qe i ofrohet mazhorances.Ndoshta nuk e meritojne kete shans.

Shto koment

Denonco