Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zyrtare, Ilir Meta kandidati i LSI për President

Zyrtare, Ilir Meta kandidati i LSI për President

18:42, 27/04/2017
A+ Aa A-

Për raundin e radhës për zgjedhjen e presidentit, që do të zhvillohet nesër, LSI ka tashmë një kandidat. Bëhej fjalë për kryetarin e kësaj force politike, Ilir Meta.

Rezultati del nga mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Mësohet se në mbledhje, përveç Metës, 18 deputetët e  Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë firmosur që Meta të jetë kandidat i LSI-së për president. 

Sipas Kushtetutës, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Mbetet dakortësia mes mazhoranës që Meta ti propozohet Kuvendit si Kandidat për President.

Pas dështimit të tre raundeve të para, nesër është raundi i katër për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. 

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco