Ambasada Ruse përgënjeshtron Vizon Plus: Lajm i pavërtetë dhe provokativ

Ambasada Ruse përgënjeshtron Vizon Plus: Lajm i pavërtetë dhe provokativ

18:17, 27/04/2017
A+ Aa A-

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka përgënjeshtruar lajmin e Vizion Plus, që pretendon se në Shqipëri do të vijnë agjentë rusë për shkak të kërcënimit të ambasadorit Karpushin.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ambasada ruse thekson se në lajmin e Vizion Plus ka shumë të pavërteta dhe spekulime për të krijuar sensacion në opinionin publik.

Reagimi i Ambasadës së Rusisë:

Ambasada Ruse shpreh habinë e madhe në lidhje me publikimin nga televizioni Vizion Plus, dhe pastaj nga mediat e tjera shqiptare, të materialit mbi çështjen e sigurisë së misionit diplomatik rus në Tiranë. Në gjykimin tonë, një fushë kaq sensitive, siç është organizimi i  ruajtjes dhe sigurimi i mbrojtjes së misioneve të huaja diplomatike, gjë që sipas së drejtës ndërkombëtare është obligimi i çdo shteti pritës, nuk duhet të behet objekt i debatit publik.

Pavarësisht se i referohet një lloj burimi diplomatik, materiali në fjalë përmban informacione të pavërteta dhe krejtësisht provokative, përshirë këtu edhe gjoja planet e Ambasadës për të ftuar në Tiranë një grup ekspertësh të inteligjencës ruse. Akoma më pa vend duken përpjekje për t’i lidhur këto thashetheme me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri. Ambasada e ka bërë të qartë në menyrë të përsëritur se një nga parimet fondamentale të politikës së jashtme të Rusisë është mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të tjera.

I qëndrojmë mendimit se botimi në media i lajmeve të tilla “sensacionale” dëmton zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh, krijon një klimë jo të shëndetshme rreth Ambasadës dhe nuk u përgjigjet qellimeve të garantimit të sigurisë së saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco