Pa opozitën? Lu: Legjitime/ Ambasadori i SHBA ofron modelin kinez per pluralizmin shqiptar

Pa opozitën? Lu: Legjitime/ Ambasadori i SHBA ofron modelin kinez per pluralizmin shqiptar

18:16, 27/04/2017
A+ Aa A-

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu është i mendimit se ka ende vende për një zgjidhje të krizës politike, e cila prej më shumë se dy muajsh sheh opozitën në protestë për të kërkuar një qeveri teknike, duke refuzuar të rregjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhje. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Lu shpjegon se, të gjithë po punojnë që ajo të përfshihet në proces, por, siç vë në dukje ai, zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjishme dhe legjitime edhe pa pjesmarrjen e opozitës

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador! Së pari, ju falenderoj për këtë mundësi. Shqipëria prej disa javësh po përjeton një krizë të gjatë politike. Para dy ditësh këtu në Tiranë ishin dy euro-deputetë, të cilët u përpoqën të ndërmjetësonin një zgjidhje mes palëve, por dështuan. Sipas jush, cilat janë pasojat e kësaj situate të krijuar tani?

Ambasador Donald Lu: Së pari Armand, faleminderit që më ftuat sërish në Zërin e Amerikës. Unë nuk do të flas për të gjitha pasojat, por dua të them se disa politikanë shqiptarë, duan që ne të mendojmë, se ne jemi pranë dhunës apo kaosit. Atyre unë do t’u përgjigjesha, siç thoni ju në gjuhën Shqipëri, ‘mos i shiko gunën por shikoji punën.’ Dhe qeveria e SHBA është shumë e lumtur që deri tani, qeveria dhe opozita kanë bërë hapa të qartë për të shmangur dhunën. Protestat kanë qenë paqësore. Nëse retorika ndonjëherë nuk ka qenë e tillë, të dyja palët kanë bërë thirrje për dialog, të dyja palët kanë thënë se nuk duan dhunë. Tani është në dorën e të gjithëve ne që të sigurohemi se këta politikanë do t’i mbajnë premtimet e tyre.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, ju nesër, së bashku me ambasadoren Vlahutin dhe me ambasadorin e OSBE-së Borchardt, keni lënë një takim me partitë e vogla parlamentare. A mendoni se ka ende hapësira për zgjidhje, sepse duket se ato janë ngushtuar gjithnjë e më tepër?

Ambasador Donald Lu: Padyshim që ka vend për zgjidhje. Është e vërtetë që dy ditë më parë, negociatat nuk prodhuan ende një zgjidhje përfundimtare. Por do thoja se negociatat shpesh nuk janë një diskutim një ditor. Negociatat shpesh janë një proces, ndonjëherë një proces i gjatë. Z. McAllister dhe Z. Fleckenstein punuan fort për të gjetur një zgjidhje. Të dyja palët ishin të gatshmë për t’u ulur dhe për të diskutuar çështjet. Kjo duhet të vazhdojë. Dhe unë kam besim të plotë se ka njerëz të zgjuar në Shqipëri që punojnë çdo ditë vazhdimisht për të gjetur një zgjidhje.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador! A do të ishit i shqetësuar ju nga një skenar i zgjedhjeve pa opozitën?

Ambasador Donald Lu: Jemi të qartë në besimin tonë se zgjedhjet do të jenë më të mira nëse kanë pjesëmarrjen e të gjitha partive politike. Nuk kemi hequr dorë nga ky synim. Po ashtu, është e vërtetë që zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Por, të jemi të qartë, të gjithë duhet të biem dakord se me pjesmarrjen e opozitës këto zgjedhje do ishin më të mira. Ne po punojmë çdo ditë për të arritur në këtë përfundim.

Ambasadori Lu, megjithëse përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se pëlqen modelin e "demokracisë" të paraardhësve të tij kinezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

degjuesi28/04/2017 00:26

Duhet te leshojne te dy palet....nuk veprohet ne dem te interesave te Shqiperise , eshte e papranueshme. Por kurresesi nuk duhet lejuar rikthimi i diktatures, Ata eqe e kane vuajtur e dine. Duhet gjetur me patjeter menyra per te ndaluar riciklimin e plehrave ne politike. Listat tashme jane gati me familjare e te aferm te te gjithe deputeteve te inkriminuar jo pa argumenta, qe te kandidojne ne zgjedhjet e 18 Qershorit nese do te kete. Vec te tjerash kjo nuk mund te pranohet dhe lejohet nga askush.

Rilindja27/04/2017 21:25

Shqiperia Rilindi. Me ne fund e gjetem UDHEHEQESIN TONE TE MADH. Tani e tutje ndoshta do ishte me mire te mos bejme zgjedhje fare. Ashtu sic ka mbeshtetur Mobutun, apo Pinocetin, apo Kedafin apo Asadin (babain) per vite me rradhe ashtu SHBA ka gjetur edhe udheheqesin e Shqiperise, Ramen. Kur te mos i pelqeje me, do te organizojne ndonje grusht shteti, apo ndonje lufte civile per ta shporrur (ne fund te fundit, ata qe do te vriten do jene shqiptre dhe jo amerikane). Tani Rama eshte udheheqesi demokrat qe i duhet shqiptareve. kur te mos i peqeje me politikes ameriikane, do te jete nje diktator i urryer. Kjo eshte politika reale e SHBA. Te tjerat jane vetem fjale boshe.

Ardian27/04/2017 20:43

Mor Beni je i verber apo ben vete? Shqiperia votime farse si ne kohen e Merhumit nuk do beje me! Nuk i kuptoj ata njerez qe nen masken e vetperjashtimit, i bejne elozhe votimeve me presion te papare nga ana e qeverise. Atehere po dihet perfundimi.

Toni27/04/2017 20:02

Mjere ju te pd te gjithe armiq i nxoret vete plaku i rrjedhur nuk esht

Ardian27/04/2017 19:56

Ti zoteri e ke kthyer veten ne nje ambasador ilegjitim qe te pakten para nje viti. Nuk e kuptoj se pse je akoma ne ate post.

Beni27/04/2017 19:22

Ku po perfundon PD. Eshte drejt fundit. Cfare ka tjeter per te bere? Edhe ne Kavaje cfare do qe te beje rezultati eshte i percaktuar edhe sepse PD eshte vetperjashtuar. E njejta do te ndodhi edhe me zgjedhjet e pergjithshme sepse PD eshte vetperjashtuar. Sa keq qe kjo force e enderrave europiane eshte kunder te gjitheve dhe qe e pret shperberja.

Shto koment

Denonco