LETRA/ Kush po e fsheh listën e barnave të rimbursueshme prej 1 muaji?

LETRA/ Kush po e fsheh listën e barnave të rimbursueshme prej 1 muaji?

17:25, 27/04/2017
A+ Aa A-

Prej më shumë se 4 javësh mbetet i bllokuar procesi i miratimit të lejes së barnave të rimbursueshme për vitin 2017.

Projekti i ri është miratuar në këshillin Administrativ të Fondit të Sigurimit Shëndetësor që në 21 mars 2017. Është evidente që në 1 maj 2017 nuk do të ketë listë të re barnash të rimbursueshme.

Projekti përveç zgjerimit të listës me disa barna të reja, bazohet edhe në çmimet e reja të barnave për vitin 2017 të cilat janë mesatarisht 5% më të lira se në vitin 2016.

Vonesa prej 1 muaji do ti kushtojë buxhetit vjetor të fondit rreth 350 milionë lekë. Nëse do të vonohet edhe më shumë, pasojat negative financiare do të jenë edhe më të mëdha.

Pse po vonohet lista?

Mesa duket interesat e biznesit farmaceutik po shfrytëzojnë ndryshimin e drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të fondit.

Çudia ka ndodhur ditën e martë. Pa asnjë mbështetje ligjore, Këshilli Administrativ i Fondit është mbledhur me urgjencë, për të shfrytëzuar ‘ankesat e biznesit farmaceutik’. Një rast i paprecedentë, nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këto 20 vite.

Mesa duket ‘ankesat’ do të merren parasysh. E veçanta e ankesave është se, pranimi i tyre do ti kushtojë buxhetit të fondit një rritje prej 450 milionë lekësh në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco