Mazhorancës i ikën një tjetër deputet, dorëhiqet socialisti Artan Gaçi

Mazhorancës i ikën një tjetër deputet, dorëhiqet socialisti Artan Gaçi

17:09, 27/04/2017
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij në Parlament.

Përmes një letre, e cila është siguruar nga Syri.net, Artan Gaçi sqaron se ka vendosur që të mos kandidojë për një mandat të tretë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ja letra e Artan Gaçit:

Per 8 vjet, me mandatin e deputetit te Partise Socialiste, pata fatin te perfaqesoj ne parlament qarkun e Tiranes. Nje mandat ne opozite e nje ne mazhorance, gjate te cileve shpresoj qe duke dhene maksimumin tim, te kem permbushur sadopak besimin e dhene. 

Per kete mundesi, dua te falenderoj te parin, Kryetarin e PS, mikun tim Edi Rama, i cili ishte I pari qe besoi tek une dhe shume te tjere si une, duke thyer shume tabu, perfshire ate te mosperfaqesimit te sipermarrjes ne PS e ne parlament. Fale asaj largpamesie, sot qasja e PS dhe e qeverise ndaj sipermarrjes eshte tranformuar ne nje marredhenie besimi, sherbimi e respekti reciprok, frutet e te ciles do i shohim cdo dite e me shume. 

Falenderoj kryetarin e grupit parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, qe me seriozitetin dhe me urtesine e tij vazhdon te jete nje garanci e madhe e ruajtjes se ekuilibrave ne reformimin e vazhdueshem e pozitiv ne Partine Socialiste. Pavaresisht rrenjeve tradicionale te tij, mbetet nje nga njerezit me te hapur e me mbeshtetes te modernizimit te kesaj familjeve te madhe dhe nje mik I shtrenjte per gjithsecilin nga ne. 

Falenderoj gjithe koleget deputete socialiste, me te cilet kemi ndare beteja te rendesishme ne opozite e sfida vendimtare gjate 4 vjecarit te qeverisjes me reformat e papara ndonjehere ne historine e tranzicionit. 

Falenderoj te gjithe drejtuesit, anetaret dhe votuesit e PS ne rrethin e Tiranes, ne Kashar, Vaqar, Peze, Ndroq, Vore, Preze, Farke e Berxull, me te cilet ndava sfidat e veshtira te  riorganizimit, dhe ne saj te kontributit te madh te gjthsecilit prej tyre, arritem te reformojme totalisht Partine Socialiste ne rrethin e Tiranes duke e kthyer mbas shume vitesh ne force fituese absolute ne sejcilen prej ketyre njesive. 

Me keto falenderime po i paraprij vendimit per te moskandiduar nje mandat te trete si deputet, me garancine se mirenjohja dhe kontributi im per vendin dhe Partine Socialiste nuk mbyllet me kete vendim. Perkundrazi, jane te pafundme dimensionet dhe hapesirat per cilindo qe do te kontribuoje, te cilat nuk kushtezohen e as nuk mund te mbyllen vetem ne sallen e parlamentit. 

Jam shume i bindur se do ia dalim te kapercejme edhe kete situate te veshtire, ku tentojne te na fusin jo vetem drejtuesit e Partise Demokratike, por te gjitha forcat e erreta anti-shqiptare te aktivizuara ne maksimum per te bllokuar kete rilindje historike te shqiptareve ne Ballkan. 

Edhe une, si pjesa me e madhe e shqiptareve, jam krenar qe jam pjese e kesaj force politike, drejtuar nga Edi Rama, e cila eshte shpresa dhe garancia e vetme dhe e madhe e cdo shqiptari patriot qe e do Shqiperine pjese te Europes, qe e do kete vend te bukur e drejt rruges se zhvillimit, qe i do shqiptaret krenare e dinjitoz, dhe pas shume shekujsh, te ndihen dhe te respektohen si mirefilli europian.  /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

BATALL27/04/2017 21:28

Mos ik ! Ulet numri i deputeteve injorante dhe hajdute. E bere nje pune me ndihmen e rames, gjete grua ...Shporru idiot

Berti27/04/2017 20:19

E kapi tmeri nga kontrolli i parave te pista. Mesa kuptohet po arratiset te shpetoje kuleten me parate e droges.. Ik. ik nga syte kembet. megjithate se shpejti me shefin kokorosh ne gjyq do te perfundosh.

ari27/04/2017 20:04

Me siguri neser do terhiqet dhe bashkeshortja juaj nga ministre dhe deputete...???!!!!

kritiku27/04/2017 17:53

Ç'eshte ky idiots? E ç'rendesi ka se s'po kandidon më? Sikur kjo varet prej tij... Futi furça Edi Drames e mbylle misionin si kurvat!

nani.27/04/2017 17:51

Dinjitoz prej hashashit.

hiroshima27/04/2017 17:49

ky sikur u perfol se po i shikohet pasuria nga Prokuroria a e ka vene apo e ka vjedh. Po jep doreheqjen qe te dali nga vemendja dhe me ndonje pagese nen dore te shpetoje. Hile e vjeter kjo. Ky tani duhet ndjekur kemba kembes se do i dali pislliku.

Shkodran27/04/2017 17:37

He mo,president!?

cenja27/04/2017 17:34

marrsh dhe te tjeret me vete,nuk ju a pa populli hajrin vetem mbushet xhepat tuaj

ledi27/04/2017 17:13

na fike o palle

Shto koment

Denonco