‘Të ikin ministrat dhe policia, por unë të rri’. Kjo është skandaloze

‘Të ikin ministrat dhe policia, por unë të rri’. Kjo është skandaloze

11:06, 27/04/2017
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja ka folur dje për dështimin e bisedimeve, për zgjidhjen e krizës dhe për “lëshimet” absurd që bëri Edi Rama pas takimit me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian. Sipas tij, një ndër problemet kryesore për gjendjen ku ndodhet Shqipëria është personalizimi i institucioneve nga Kryeministri Rama dhe mungesa e vullnetit të mirë, për të ndryshuar Shqipërinë.

I pyetur në edicionin e lajmeve në “News 24”, për lëshimet që ofroi kryeministri ndaj opozitës, siç ishin disa vende ministrash, apo ndryshime në kupolën drejtuese të policisë, Lubonja tha se kjo është skandaloze.

“Është skandaloze kjo që ndodhi me Ramën, që deklaron se “i heq disa ministra menjëherë, vetëm unë të mos iki nga kryeministër. Ç’do më thënë kjo në thelbin e vet? Mos iki unë por të ikin ministrat, të ikë policia. Kjo tregon se tek ne institucionet janë personalizuar, rëndësi ka që është kryeministri, të tjerët janë vegla”, tha analisti i njohur.

Lubonja më pas në analizën e tij, ka dhënë edhe opsionin se si mund të zgjidhet kjo krizë që ka vetëm një emër.

“Kjo situatë duhet të ndryshojë. Duhet të jenë institucionet më të forta se personi. Mendimi im në thelb është ky: duhet një qeveri e vullnetit të mirë, por për fat të keq palët nuk e kanë këtë vullnet të mirë që të njohin të gjitha përgjegjësitë për këtë situatë ku është Shqipëria”, ka thënë ai.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Angi28/04/2017 20:42

Z gomarit se sje tjeter Edi Rama. Hajdut, kriminel,drogaxhi, ik ik fytyre e ndyte. Ik, mbathja perpara se te jete vone.

Kosta27/04/2017 14:14

Lubonja pretendon se e njeh qysh heret Ramen..... a di Lubonja qe Rama te kete bere ndonje pune qe eshte larg skandalit?.......Edi Rama ka lindur, eshte rritur vetem ne ambiente kandaloz, familjar dhe shoqror.....mos prisni pune qe te jene larg skandalit nga ky njeri pervers......

Nacionalist27/04/2017 11:45

Lexoni tek tema, artikullin qe tregon fytyren e vertete te Ripjerdhjes: Me kete artikull tregoni fytyren e vertete te Rames dhe Ripjerdhjes: 11 Leshimet e mazhorances: Intensifikimi i luftes kunder Droges: pra ripjerdhja vetem nen trysnine e opozites ben Leshim qe te luftoj trafikun e droges

selim rroshi27/04/2017 11:26

Te iki nje ore e me pare ky legen se eshte peng i biznesit kriminel te Shqiperise. Imagjinoni te mbreteroje kjo skote krimi. Jan ne rrezik shtepia jote, toka jote, makina jote, gruja jote, goca jote etje tj. Te lejm ne kriminelet keshtu. Rama eshte ne maje per keto kriminelet. E mbani mend qe rrahen nje biznesmeni libanez. Ikni shikojeni kush e ka mare ate toke tani. Ndaj o popull te ike Rama se ska me vend te mire me Shqiperia.

Shto koment

Denonco