FAZ: Premtimet boshe të Edi Ramës, Shqipëria e NATO-s po shndërrohet në rrezik për sigurinë

FAZ: Premtimet boshe të Edi Ramës, Shqipëria e NATO-s po shndërrohet në rrezik për sigurinë

07:26, 27/04/2017
A+ Aa A-

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, po shndërrohet në rrezik për sigurinë Gazeta konservatore gjermane kritikon ashpër Edi Ramën: premtimet e tij për reforma dhe luftë kundër krimit e korrupsionit janë vetëm fjalë boshe. Në Europë Shqipëria zë vendin e parë në prodhimin e kanabisit.

Si rrallëherë më parë «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ) ka atakuar qeverinë e prirë nga Partia Socialiste në Tiranë. Gazeta e afërt me kabinetin e kancelares Angela Merkel shkruan në numrin e se enjtes mbi krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë, duke kritikuar në radhë të parë kryeministrin Edi Rama për premtime boshe. «I mbështetur në një shumicë solide në parlament, Rama premtoi se do të kujdeset për sistem transparent, për zbatim të reformave radikale, sidomos në drejtësi, dhe për zhvillimin e një lufte të vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në fund të mandatit të tij nga kjo kanë mbetur vetëm fjalët boshe. Shqipëria prin në Europë me prodhimin e kanabisit. Pavarësisht disa operacioneve spektakulare të policisë, me ç’rast janë djegur plantacione me kanabis, fushat e mbjella janë shtuar dhe po shfrytëzohen edhe më intensivisht, mes tjerash me farën e bimëve vietnameze, të cilat rriten shpejt. Me prodhimin e hashashit rritet edhe ndikimi i baronëve të drogës, të cilët kanë mjaft para për të korruptuar politikanë, gjykatës dhe policë. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, po shndërrohet në rrezik për sigurinë». «Frankfurter Allgemeine Zeitung» shpreh shqetësim mbi thellimin dhe ashpërsimin e krizës politike në Shqipëri pas dështimit të eurodeputetit gjerman David McAllister që të ndërmjetësojë mes qeverisë dhe opozitës. Partia Demokratike (PD), sipas FAZ, po kërkon largimin nga pushteti të kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie të përkohshme, e cila do të përgatiste zgjedhje të ndershme parlamentare. Këtë kërkesë e ka refuzuar Partia Socialiste (PS). Opozita është duke e bojkotuar parlamentin tashmë dy muaj. /Dialogplus

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

2 Gishtat29/04/2017 07:05

Musa. Bej pak pushim dhe jepi pak kohe dores kur shkruan. Ver ndonje pike ne fund te fjalise. Ato germat e medha veri vetem ne fillim te fjalise ose ne fillim te fjaleve te pervecme, se na zuri makina. Ore ti shkruan gjera qe t'i marrin vesh te tjeret apo masturbon mendimin tend si ta do qejfi?

paola28/04/2017 15:06

Po kur ka gjithe jeto probleme pse nuk shkojne ne zgjedhje pd dhe te fitoje .pse akoma qirr e kujtoni popullin mor derdimene.

liu28/04/2017 15:03

Eni po s,di mir gjermanisht, E ke te shkruajtur shum bukur ne shqip te shkrimi Z YLLI MANJANI per mrekullit e ketyre mostrave,

Rroft PD28/04/2017 12:31

Vertet shkrim medioker dhe perfaqesues medioker

Eni28/04/2017 10:57

Mund te shtoni Linkun nga i keni marre te dhenat per Artikullin? Ne faqen zyrtare te Frankfurter Allgemeine Zeitung http://www.faz.net/ nuk gjej asnje shkrim qe perputhet.

labi28/04/2017 07:40

Edi legeni tani po njihet ne evrope kush eshte...

Musa shega28/04/2017 01:17

Rilindja socialiste - Majtistete Si Qeveri premtuese Me Nastradint e saje Beri te kunderten e Premtimevet gjate Qeverisje 2013-2017.! Keta Femit Niprit Mbesat sterniper stermbesat Trashiguesit e Bllokmenvet Te Diktatures-Dikratorvet ppsh, 100% Si ppsh gjate vitevet 1989-1992. Populli ska Asnje shprese jetike Minimale, po Cofe -Ngordhe uriet Populli shqiptar Qe 4 vite me Qeverine Rilindja ppsh Rama Si Alia. Rama Me Rilindje e sterdhier Me mbare popullin shqiptar. Si SH typer shkelet ulet provikohet Burgoset gjobitet Taksohet, dhe i ngriten Fakturat dhe Cdo Artikujt ushqimire popullit Tuaje. Populli pa pune Fukaradhek Barkethate i Mjeruare pa asnje shprese jetike Minimale, Mblidget Ne Shpijat e veta me Sofra -Tavolina Boshe-Thate 4 stiney e vitin qe 4 ? Vite e ne vazhdimsi Tu Shikua Rilindjen Ramen Tu RRejte e Premtime e Mashtrues Cdo Dite-Nate.! Kesaje i Thone Bieri i Forti te Ligut.!! Si D'urine Populli shqiptar, Te skllavrohet deri Né pak e, dhe Rilindja Me Njerzit dhe Grupet e Tyre suoerpasurohen shumefishojne Pasuri Te dhe bejme jete LUXSOZE, dhe populli Cofi-Ngordhi uriner, Sa shume shqiptar gradin. Eh Tem Nga Fukaradheku.! Divisohen Familjet shqiptare Nga Mjerimi e papunsia.! PÈRE 4 vite Qeverisje Rilindja Rama déthéiné mbi 350.000 shqiptar Te Ikun preje Atdheut.! Rilindja shpunsoje tere Administraten e Shtetit Ne tere shqipri PÈRE krahet, politik. Rilindja dhe Rama Tadhin Me popullin shqiptar.! Me barlume thote. ! Rilindja Ne 18 Qershor 2017 do votoje vetem Me Socialist Majtist Te krijohet Qeveri dhe opozite dhe Président Nga Rashiguesit e ppsh.! Pse Do lejohet BE dhe SHBA te Kthehet Diktature trashigues et ppsh, Si Thote Ambasadori SHBA Ne Tiran Qe do votohet Presidenti shqiprise dhe Do behet primi 18 Qershorit 2017 dhe krijohet Qeveri opozit Nga Socialistat Majtist. Kesaje i Thone krahinor i Diktature ppsh dhe Ambasadort e juaj ne Tiran fkejne gjume bejme sehire.!

Musa shega28/04/2017 00:54

Kryeministri Rama Me Qeverine e Tije Rilindja sicialiste-Majtiste-Trashiguesit PPSH Te Diktatures -Diktatorvet Bllokmenvet ppsh, Qeveria Me e keqe, qe 105 vite.cudi-Habi Si Durone Populli shqiptar Barkethate e Lakune ne Fyte.!

rama eshte tap gjithe kohes mjere kush e beson ne 27/04/2017 10:29

rama eshte tap gjithe kohes mjere kush e beson ne ato qe thot !!

liu27/04/2017 08:34

Ai eshte duke fjetur, ose mendon djallezin e radhes, si tja futi popullit te shkret ,,,,C.ohu o popull e ke radhen ti ,ti tregosh vendin ketyre qelbesirave .

Iliri27/04/2017 07:40

Haha flm per qeshjen e mengjezit. Medioker!

Shto koment

Denonco