FOTO/ Miliona euro për avokatët. Qeveria jep sërish para për gjyqet me Bechettin

FOTO/ Miliona euro për avokatët. Qeveria jep sërish para për gjyqet me Bechettin

15:37, 26/04/2017
A+ Aa A-

Konfliktet e qeverisë shqiptare me biznesmenin Francesco Bechetti po u kushtojnë jo pak qytetarëve shqiptarë. Këshilli i Ministrave lëvroi një fond prej 41 milionë lekësh ose afro 310 mijë euro, për studion ligjore që mbron Shqipërinë në proceset gjyqësore me Francesco Bechettin.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët shqiptarë paguajnë për konfliktin e qeverisë me biznesmenin italian. Qeveria ka dhënë disa herë të tjera më parë, fonde për avokatët që e mbrojnë atë në gjyqet me Bechettin duke e çuar koston totale të këtij konflikti në disa milionë euro.

Vendimi  

Në vendimin e fundit, qeveria i ka kaluar 41 milionë lekë shtesë Ministrisë së Mjedisit për gjyqin me Bechettin.

"Ministrisë së Mjedisit t’i shtohet fondi 41 milionë lekë për të përballuar pjesërisht kostot e ekspertimit e të përfaqësimit të avokatëve në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar “Albaniabeg Ambient”, sh.p.k., M.Angelo Novelli dhe “Construzioni”, s.r.l, kundër Shqipërisë," thuhet në vendim.

Sipas vendimit, paratë do të merren nga buxheti i Ministrisë së Financave.

Image

Konfliktet

Biznesmeni italian i dëbuar nga qeveria shqiptare e ka paditur Shqipërinë në tre gjyqe të ndryshme në arbitrazh duke kërkuar qindra milionë euro dëmshpërblime. Në rastin konkret bëhet fjalë për një vendim të ish kryeministrit socialist Fatos Nano.

Kompanitë Albaniabeg ambient sh.p.k., Angelo Novelli and Costruzioni S.R.L. kanë hedhur në gjyq qeverinë shqiptare, duke i kërkuar 150 milionë euro dëmshpërblim për mosrespektim të kontratës për djegien e plehrave të sjella edhe nga Italia, duke prodhuar energji nga impianti termovalorizator.

Por veç këtij konflikti Becheti e ka paditur Shqipërinë në arbitrazh edhe për dy çështje të tjera, atë që ka lidhje me hidrocentralin e Kalivaçit, ku shqiptar i kërkohet të paguajë një shumë prej 10 milionë eurosh për TVSH-në lidhur me këtë projekt.

Të gjitha këto gjyqe nisën pasi biznesmeni italian u akuzua publikisht nga kryeministri Edi Rama dhe prokuroria për pastrim parash dy vite më parë.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkodran26/04/2017 16:41

Pervec se do humbim me Bechettin milionat qe zoteria ne fjale kerkon,por do humbim dhe leket qe po paguajme per "avokatet" e dhier Shqiptare qe kemi. Bechetti kerkon diku tek 150 milion euro si demshperblim,dhe mbajeni mend kur ti fitoj plus dhe interesa. Bechetti merr zyren e avokatis me te mire ne Amerik dhe i ofron 50 milion euro per te fituar,dhe mbajeni mend qe do fitoj ne menyren me publicitare (plebishitare) dhe do mar plus intersat. Dhe ne te shkret do i lutemi Bechettit qe aman mos na i merr leket se kete kokpall kishim per kryeminister....

Linda26/04/2017 16:24

dhe sa do paguajne akoma shqiptaret prej ksaj qeverie ,ne vend qe gjith kto shuma te medha te shkojne ne familje te varfera per ndihma ekonomike ,shkojne atje ku i do qejfi kr idiot qe kemi ,aq milion e miliard dem sa ka cuar ky per kto kater vjet ,do ishin bere investime te rendesishme ne vend po kshu eshte kur qeveriset dhe kryeqeveriset nga drogaxhinj e hajdute

Shto koment

Denonco