Basha për negociatat: Lojë e pistë e Ramës. Ja oferta që bëmë për emrin e kryeministrit teknik

Basha për negociatat: Lojë e pistë e Ramës. Ja oferta që bëmë për emrin e kryeministrit teknik

12:12, 26/04/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për negociata e mbrëmjes së djeshme. Sipas tij, Edi Rama dorëzoi gjithçka, vetëm që të shpëtonte karrigen e tij.

“Edi Rama e bëri të qartë se është gati të dorëzojë ministrat e tij, kreun e KQZ-së, zyrtarë në polici dhe drejtori, por nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij”, tha Basha gjatë fjalës së tij në ‘çadrën e lirisë’.

“Kështu funksionon pazari i qelbur dhe duan të fusin edhe Lulzim Bashën në këtë Pazar që të bëjë pazarin tonë politik dhe të braktisë ëndrrën e shqiptarëve për një republikë të re.

Kjo është ëndrra e një nate vere e Edi Ramës dhe Ilir Metës, që nuk do të bëhet kurrë realitet.

PD dhe unë dhe aleatët tanë jemi të vendosur të qëndrojmë fuqimisht krah për krah qytetarëve të këtij vendi deri në plotësimin e plotë dhe total të kërkesave që populli ka shtruar për zgjidhje”, u shpreh kreu i PD-së.

Basha tregoi edhe një detaj të negociatave.

“Nuk kemi kërkuar pushtet në tavolinë, por qeveri teknike me ministra teknikë. Nuk kemi qenë përjashtues, përkundrazi, kemi propozuar që emri i kryeministrit teknik të vijë nga partia më e madhe e shumicës, sigurisht me miratimin e opozitës.

Por Edi Rama refuzon të ndahet nga karrigia e tij. Edi Rama thotë se për 4 javë do të bëjë dekriminalizimin që nuk e bëri për 4 vjet; do të zhdukë drogën që e mbolli në 4 vjet. Në 4 vjet nuk tha asnjë fjalë kundër drogës”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se “nuk e do qeverinë teknike, se me qeverinë teknike marrin fund koncesionet korruptive dhe marrin fund shtyllat e pushtetit kryeministror të Edi Ramës”.

“Për të njëjtat arsye kemi thënë dhe do ta themi derisa të bëhet realitet se zgjedhje pa largimin e Edi Ramës nuk ka dhe nuk do të ketë.

Nuk ka e nuk do të ketë votime monopartiake me PS dhe bishtat e PS sido që të quhen sot nuk do të ketë votime monopartiake.

Sot dëgjuam një propozim nga Beni për mocion … Duke e marrë të mirëqenë që do të ketë të njëjtin mendim deri në darkë, se e ndryshon që nga mëngjesi,  dua të shpjegoj se pse nuk funksion: Ne kërkojmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Ne nuk duam përjashtimin e PS-së nga kjo.

Ne duam mbështetje të gjerë zgjidhje të gjerë jo përjashtuese. Ne nuk duam ti pararendim gjykimit qytetar, duam që ata të votojnë të lirë dhe të pagjykuar.

Koha për ta zgjidhur këtë me dialog po shkon drejt mbarimit - theksoi Basha. - Më mirë vonë se kurrë. Çdo reflektim është i mirëpritur, por duke nisur nga sot, kjo lëvizje popullore është gati të shtrihet në të gjithë vendin përmes akteve të mosbindjes civile që do të shpalosen njeri pas tjetrit.

Votime pa opozitën nuk do të ketë!

Zgjedhje të diktuara nga krimi nuk do të ketë!

Javën e ardhshme nis bashkimi i armatave paqesore nga jugu në veri dhe fushëbeteja jonë e parë dhe fitorja e parë e popullit të bashkuar kundër zgjedhjeve fasadë është Kavaja.

Protestues të lirisë, qytetarë dhe qytetarë, të reja dhe të rinj! Le të nisim bashkimin me marshimin e javës që vjen qytet më qytet më qytet këtu në Tiranë dhe në Kavajë për t’i treguar botës se ky qytet ka zot qytetarët e tij dhe jo krimin dhe drogën!

Të gjithë bashkë në një bashkim më të madh se ai i 18 shkurtit dhe do të fitojmë betejën tonë pa krim, pa drogë deri në fitoren e kauzës së drejtë popullore!

Zoti e bekoftë, Mirditën, Kurbinin, Lezhën!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Votusi27/04/2017 22:38

Te dalesh ne votime me keta eshte e veshtire z. Luli. Dhe eshte e vertete qe duhet te kesh bythe. Se keta e perdorin bythen per shume pune ndryshe nga ne te tjeret.

roshi27/04/2017 19:01

bravo lira,ashtu eshte,fatkeqsi qe ky popull eshte shtypur kaq keq sa akoma i ka syte nga ai qe hypen ne fuqi,duke harruar qe ja dha vete fuqine,por i mungon kurajo civile qe te cohet dhe ta hedhe ne plera kur sh?kon se e ka mashtruar dhe keqperdorur pushtetin

dikush26/04/2017 19:36

Po ku ke pare more Alban qe ne nje shtet europian perendimor te behen zgjedhje te partive politike me pale te kundert kapomafien e droges e krimit sic eshte Edi Rama. Tahirin si ministrin me te suksesshem ne lidhjet e tij me trafikantet e droges, e hoqi nga ministerlleku se i doli boja teresisht, dhe e caktoi si tregtar per blerje votash me parate e droges ne kryeqytet, ku banon pothuajse nje e treta e shqiptareve. Edhe te heqe tani gjithe ministrat e gjithe personat me te kaluar kriminale qe zgjodhi ne ekipin e tij, keta i kane leshuar vezet e gjarperit te droges e nese ne krye te qeverise do te rije gjarperi i madh, helmi i droges e parate e saj do ta bejne punen e vet. Shqiptaret qe hoqen zvare ne rruget e Tiranes bustin e Enverit, nuk e kishin me kete te vdekur, por me simboliken e diktatures qe perfaqesonte ai. Vec shenjave te diktatorit te vdekur, makuterise per pushtet te pakufizuar e manise per te zhdukur nga faqja e dheut mendimin opozitar, Edi Rama na eshte bere edhe kapomafia i droges. Me mafien e droges nuk behen "mejdane" me vota, por i kalohen drejtesise qe te meren me to.

Puli26/04/2017 17:56

Basha e do qe do te humbasi perseri dhe do te perfundoje ne burg. Ai perpelitet qe te fitoje kohe si zogu ne gracke!

Lira26/04/2017 15:14

Budallenj komentusa Ankojn nuk kemi Pune na mungojne te ardhurat nuk e perballojm dot jetesen sa njerzit shkojne be vetvrasje .zgjohu o popull budalla. .dhe protesto per vete kur nuk Shikon asgje te ber mire ne 4vjet Chou rrezoje ate qeveri jepja mundesin nje tjetri dhe me qoftese edge ata nuk mendojn per popullin prep cohu protesto ,si bejn gjith. Popujt ezgjuar dhe te civilizuar

eugen shehu26/04/2017 15:12

korrekt duel ne fushe te mejdanit pra ne zgjedhje PD+aleat vs PS,LSI+aleat me rregulla dhe "arme"te njellojta pak a shume po jo kundershtari te kete "bazuke"dhe ti "bejzboll" kundershtari te kete shoket me vete me "mitroloz" dhe shoket e tuj me dur n"xhepa dhe plus kryeplaku tu shpernda dollar ne fshat qe publiku tkaloje nga ana e "mitrolozve" po qe kjo koncipimi i Fushes Mejdanit ?! te dhjevsha duelin! me bukur zgjedh z.Mejdani per Kryeminister

Ouuuu26/04/2017 15:10

O alban...qe vetem Alban nuk je...jeni te paturp e qyfyrexhinj...e mbushet kete vend me droge e te vdekur hashashi....e bete vendin te pajetueshem dhe tani, pasi doni te hidhni hi syve me beton neper sheshe e peme qe thahen per nje muaj,beni dhe te fortin pa patur as kompleksin me te vogel per cfare u keni bere njerezve Te varfer e qytetareve te ketij vendi....zbrazet cdo gje te mire nga ky vend dhe e mbushet me ligesine,ziline e pasurise qe beni me drog e vrasje. Zoti ju paste ne mendje e marrte hak per te pambrojturit,sepse ju e keni bere me shume deshire paktin me djallin....

Puli26/04/2017 14:34

Basha e do qe do te humbasi perseri dhe do te perfundoje ne burg. Ai perpelitet qe te fitoje kohe si zogu ne gracke!

Alban26/04/2017 12:46

O Bash! Sheshi i mejdanit janë zgjedhjet! Çadra është për tu fshehur! Po ke B.... dil në shesh të mejdanit dhe garo! Edhe po humbe del të paktën me nder dhe jo të ti "marrin pikët" me turp në tavolinë. E di që ske b..., por tl paktën ki kurajo të thërrasësh konferencën e jashtëzakonshme të PD, jep dorëheqjen dhe liroja vendin ndonjë tjetri që din ta bëjë këtë punë dhe ta shpëtojë PD nga ky turp.

Shto koment

Denonco