VIDEO LIVE/ Basha flet për Lezhën: Guri i parë, zgjedhjet të lira e të ndershme

VIDEO LIVE/ Basha flet për Lezhën: Guri i parë, zgjedhjet të lira e të ndershme

11:49, 26/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur bashkëbisedimin në çadrën e protestës për "problematikat e qarkut të Lezhës, papunësinë, varfërinë, korrupsionin dhe braktisjen totale nga qeveria."

Basha tha në fjalën e tij:

"Shteti kriminal në shumë raste u ka privuar dhe ndihmën ekonomike, totalisht e pamjaftueshme pë të paguar energjinë elektrike, jo më për të mabjtur fëmijët me bukë.

Kushdo që është në punë është në presionin e qeverisë, taksave.

Unë e kam parë revoltën e ligjshme të këtyre banorëve dhe për 3 vjet me radhë ne u përpoqëm të ishim avokatët tuaj.

Edi Rama dhe Rilindja e kriminalizuar e kanë shkatërruar ekonominë shqiptare me taksat e larta, me çmimin e lartë të energjisë dhe naftës  I kanë vënë kazmën biznesit, vendet e punës mbyllen me shpejtësi traegjike. Fuqia blerëse e shqiptarit ëhstë më e ulta në Ballkan dhe krahasohet me vendet e Afrikës ekuatoriale.

Përballë këtij mjerimi, kemi një ishull luksi të shfrenuar të një grushti pushtetarësh të koracuar nga një grusht banditësh, kriminelësh, përdhunuesish, trafikantësh, që Edi Rama sot i ka bërë deputetë, kryebashkiakë dhe drejtues institucionesh të vendit.

Sot e 68 ditë diçka e madhe ka ndryshuar. Shqiptarët që e kanë përjetuar këtë realitet dhe që kanë protetsuar deri në dhimbje e vetëflijim janë bashkuar dhe do të qëndrojnë deri në fitoren e kauzës sonë të drejtë.

Si ka mundësi që shteti shqiptar që mbledh më shumë para nga faturat e ujit, energjisë, që ka shtuar taksat, nuk arrin dot të paguajë një ndihmë ekonomike dinjitoze e të paktën të sigurojë mbijetesë, por ka hequr plot 40 mijë familje që janë detyruar të largohen në emigracion?!

Kjo është e mundur se kur blen palmën e autostradës nga 600-900 euro e nuk ke para për të varfrit; se kur e blen shishen e verës sa pensionet e dhjetë pensionistëve, ndodh.

Kjo është ajo që ndodh kur qeveris një kastë që ka humbur çdo lidhje me popullin e vet, që ka humbur çdo ndjenjë përgjegjshmërie dhe dhembshurie.

Kjo është zgjedhja e Edi Ramës që ta blejë palmën 600 euro dhe t’i lërë shqiptarët në kufijtë e ekzistencës.

Është zgjedhja e Edi Ramës që të harxhojë për “buzëkuqin” e Rindjes, 600 milionë euro në sheshe e fasada kur qytete e fshatra lëngojnë.

Është zgjedhja e Edi Ramës që të harxhojë 380 milionë euro të shqiptarëve për shpenzime administrative: zyra, dieta, udhëtime...

Këto janë vendimet e tij, që paratë që mblidhen me haraç dhe kërbaç, të mos jepen as për ndihmën ekonomike, as në hapje vende punësh.

Kjo zgjedhje e Edi Ramës ka në thelb mungesën e përgjegjshmërisë para qytetarëve dhe aleancën e tij me narkotrafikun se ai parashikon që në zgjedhjet e ardhshme t’i grabisë shqiptarët me paratë e korrupsionit dhe drogës që sot kanë kontrollin e drogës dhe kufijve.

Vijon...

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco