RAPORTI/ Liria e medias, Shqipëria ndër të fundit në rajon

RAPORTI/ Liria e medias, Shqipëria ndër të fundit në rajon

09:59, 26/04/2017
A+ Aa A-

“Reporterët pa kufij” radhitën Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve me përparim të lehtë në një kohë rënieje të lirisë së medias në botë.

Organizata “Reporterët pa kufij” vlerëson se në botë është shënuar një "rënie e thellë dhe shqetësuese" e lirisë së medias.

Organizata vlerëson se me rënien e shkallës së demokracisë, retorikën helmuese, ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta politike dhe shtimin e udhëheqësve autoritarë në botë, po rritet numri i vendeve ku liria e medias është më e kërcënuar se kurrë.

Organizata e radhiti Shqipërinë në vendin e 76, ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 82-të.

Kosova radhitet e 82-ta, ndryshe nga një vit më parë kur ishte radhitur në vendin e 90-të

Nga vendet e rajonit, më së miri qëndron Bosnja dhe Hercegovina që është radhitur në vendin e 65-të, e pasuar nga Serbia në vendin e 66-të, Kroacia në vendin e 74-të dhe Mali i Zi në vendin e 106-të.

Në pozitën më rë rëndë është Maqedonia që është radhitur në vendin e 111-të./Zeri i Amerikes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco