Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Po ndihmojmë ‘Panoramën’/ Po ia shkruajmë dhe tekstet...

Po ndihmojmë ‘Panoramën’/ Po ia shkruajmë dhe tekstet...

23:49, 25/04/2017
A+ Aa A-

Zhvillimet politike të mbrëmjes së sotme kanë qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, por edhe të vet mediave, të cilat në përpjekje për të justifikuar emrin që mbajnë në raport me realitetin që janë, kanë zhvilluar një shqisë të re: kopjimin.

Ky është rasti i gazetës ‘Panorama Online’, e cila javën e fundit është etiketuar nga kryetari i PD Lulzim Basha si “Fake News”.

Sonte ne të Syri.net po i vendosim edhe një tjetër emërtim: Përtacë!

Fjala është për lajmin e shkëmbimit në ABA Center të Sali Berishës me Edi Ramën pas negociatave të ndërkombëtarëve me palët politike. Lajmi u publikua ekskluzivisht nga Syri.net dhe u pasqyrua nga disa media të tjera (si Gazeta Express), duke iu referuar me të drejtë shkrimit tonë.

Panorama Online i ka rënë shkurt. 20 minuta pasi redaksia jonë kishte publikuar lajmin, i njëjti tekst është marrë tekstualisht nga gazetarët e ‘Panorama Online’ dhe është referuar sikur informacioni është mësuar pikërisht nga kjo gazetë.

Ne po botojmë më poshtë fotot që tregojnë tekstin dhe orën e lajmit që është botuar fillimisht tek portali Syri.net, si dhe i njëjti tekst por 20 minuta me vonesë dhe pa asnjë atribuim (plagjiaturë) është publikuar tek ‘Panorama Online’.

Dëshirojmë të theksojmë se është rast i përsëritur kopjimi i lajmeve në mënyrë të tillë nga ‘Panorama Online’.

Për këtë arsye, u bëjmë me dije kolegëve tanë dhe drejtuesve të portalit Panorama Online, se prej ditës së sotme ne të Syrit do të punojmë edhe për ata. Miqësisht u themi se kanë mirëkuptimin tonë për të gjitha rastet kur do të shfrytëzojnë tekstet tona pa atribuim, ndërsa ne do të respektojmë të drejtën e autorit. /SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Kryefiku26/04/2017 11:17

    Por kur ankoheni ju te Syrit, pse su hap ky dheri... po ju slat lajm pa marre gjithandej.

    Shto koment

    Denonco