Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Basha shpjegon: Ja pse dështuan negociatat

Basha shpjegon: Ja pse dështuan negociatat

21:57, 25/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i PD Lulzim Basha ka folur nga Çadra e Lirisë pas negociatave me zyrtarët e BE-së dhe ka shpjeguar përse dështuan negociatat me mazhorancën.

Sipas Bashës, opozita nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"David McAllister dhe Knut Fleckenstein erdhën sot në Shqipëri dhe nuk kursyen asnjë përpjekje për t’i kontribuuar një zgjidhje reale të krizës politike që ka mbërthyer vendin tonë. Për fat të keq, përpjekja e dy ndërmjetësuesve europianë nuk pati sukses, kjo sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike të zgjedhjeve të lira. 

Ndaj kushti për zgjedhje të lira e të ndershme mbetet qeveria teknike me mandatin popullor për të luftuar drogën, për të nxjerrë jashtë institucioneve kriminelët dhe për të krijuar kushte për zgjedhje të lira.

Dua t’i them cdo shqiptari se kjo nuk është cështje ose ose, por është cështje edhe edhe. PD angazhohet solemnisht që me një qeveri teknike të zgjedhje të lira të zbatohet plotësisht ligji për dekriminalizimin, të luftohet droga, të krijohen kushte për zgjedhje të lira dhe të nisë zbatimi i vetingut. Edi Rama nuk do as zgjedhje të lira dhe as veting të vërtetë sepse i trembet demokracisë së vërtetë.

Ne nuk do të pranojmë as zgjedhje fasadë, as veting fasadë dhe interesat e tij korruptive dhe kriminale. Jemi të vendosur të vazhdojmë pa kthim betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike.

Le të bëhemi gati. Shembulli i kësaj lëvizje të paprecedent frymëzon sot cdo shqiptar të ndershëm. Të vendosur do të vazhdojmë qëndresën tonë në këtë monument të lirisë", tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi/gjermani26/04/2017 05:01

Nese ka Fakte qe Zoti Rama ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me detyren e tij si kryeminister atehere eshte e qarte qe ai duhet te perballet me ligjin. Por si tia veme emrin kesaj historie qe vazhdon qe prej 60 ditesh dhe sipas premtimeve te oposites do te zgjerohet edhe me tej duke e ngarkuar edhe me tej situaten ekonomike e shoqerore ne vend? Por arsyeja qe nuk po ngrehet nje padi ligjore kunder kryeministrit per shkeljet qe po i ngarkohen ne kurriz nga opozita, cdo dite e cdo dite e me shume, po zhvillohet per mua si nje lloj Gjeagjeze e shekullit. Perse nuk behet hapja e proceseve ligjore per suspendim nga detyra e kryeministrit qe i paska shkelur ligjet me te dyja kembet? Nese dikush ka Fakte te pakundershtueshe flagrante per shkelje te ligjeve ne shqiperi dhe nuk i denoncon ato ne organet perkatese te shtetit ai duhet te pergjigjet vete para ligjit per mendimin tim si bashkefajtor. Mjaft me me kete teater masiv falas e pa bileta qe po detyroni jo vetem shqiptaret por tani edhe europen ta ndjekin me sy te zgurdulluar. E beret Boze fare. O HOP O TOP.

tironsi/gjermani25/04/2017 23:11

Ku mund ta gjej textin e betimit para ligjit qe bejne kryeministri dhe ministrat me rastin e inagurimit te tyre ne detyre. Ju lutem publikojeni............ A ka ne shqiperi nje komision apo organ shteteror qe vlereson mbi baze ligjore permbushjen e besnikerise se qeverise ndaj ligjit si edhe ndjekjen ne baze te ligjit kur ka thyerje te tij. Mendoj se kjo rruge do ti jepte fund nje here e mire hamendjeve, pretendimeve apo keqinterpretimeve nga secila pale. Cili Institucion ka deshtuar te beje verifikimet e duhura dhe nese ka shkelje te tilla dhe pse? Dikush duhet te marri pergjegjesine per demet qe po i behen ekonomise shqiptare me dashje apo pa dashje, nga cilado pale. Para ligjit jane te gjithe njesoj.

Shto koment

Denonco