Kriza politike, vjen një deklaratë e negociatorëve nga BE: Ja çfarë ofruam

Kriza politike, vjen një deklaratë e negociatorëve nga BE: Ja çfarë ofruam

21:38, 25/04/2017
A+ Aa A-

Negociatorët e BE-së të cilët kanë mbërritur në Tiranë, kanë bërë një deklaratë për median të shpërndarë nga zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë. Në deklaratën e shpërndarë ne emër të David McAllister dhe Knut Fleckenstein shpjegohet se çfarë është diskutuar deri më tani.

Sipas deklaratës është diskutuar për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, për dekriminalizimin, për luftën ndaj drogës, masa teknike për përmirësimin e zgjedhjeve dhe të komunikimit politik.

Gjithashtu është diskutuar edhe për ndryshime teknike në qeveri. 

“Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister dhe raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein u takuan me mazhorancën dhe opozitën dhe patën një diskutim të mirë. Dy deputetët paraqitën propozime që përfshinte pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe masat për përmirësimin e zgjedhjeve.

Eurodeputetët propozuan gjithashtu një datë tjetër për zgjedhjet dhe ndryshime të mundshme parazgjedhore teknike në kabinetin qeveritar. Nga mazhoranca kishte marrëveshje mbi pikat e parashikuara për sa kohë që të votohet vettingu. Partia Demokratike mbajti qëndrim për emërimin e një Kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi elektronik votimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratën e delegacionit të BE për takimet e dy zyrtarëve McAllister-Fleckenstein. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo26/04/2017 00:50

Fakti qe McAllister nuk dha koference shtypi dhe nuk u deklarua perkunder sjelles se ministrit te jashtem gjerman, eshte shenje e mire. Ka mundesi qe ai vertet u skandalizua nga cfare ndodh me te vertete ne vend( nuk besoj qe kesulekuqja Vlahutin te kete arritur ta manipuloje) ) dhe u largua pa u prononcuar. Opozita me PD-ne duhet te qendrojne te palekundur dhe te rritin protesten popullore. Populli duhet te dale ne rruge dite- nate kudo ne Shqiperi! Merrni shembull nga populli rumun! Pergezime opozites qe nuk iu nenshtrua presionit te te huajve!!!!! Kjo eshte nje fitore e madhe sepse zakonisht politikanet shqiptare kane bere c'ju kane thene burokratet e BE-se. Nese opozita nuk dorezohet, atehere edhe BE-ja do ta kuptoje qe kjo eshte nje kauze e madhe dhe vetem shqiptaret kane te drejten dhe detyren ti dalin zot fatit te tyre.

mali25/04/2017 23:29

McAllister ka ikur I pataksur , sepse ketu europa po mundohet te nxjerr kriminelet nga parlamentin , nga bashkite e nga qeverisja !! Ai erdhi gjasme per ndonje mos marreveshje te thjeshte , I dolen mark frroka e balile ! U pataks nga tonelatat e droges e nga pista e avjonesh , nderkohe mendonte se do gjente ca vazo me hashash ! U pataks nga asgjesimi I droges nga policia qe nuk ka as nje dokument !! Iku me vrap dhe nuk dha as nje konference shtypi te cilat I paralajmeroi ! E moren derr ne thes te shkretin , po ai nuk e vuri ftyren si ministri gjerman , sepse e degjoj Bashen paraprakisht !! Nuk leshoi as nje deklarate , pasi pa horrat dhe horreshat qe perfaqesojne europen ketu ne kolumbi !!

Shto koment

Denonco