Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Pse e do Niko, PD në zgjedhje? Rama kërkon ndihmën e ‘miqve’ të Metës

Pse e do Niko, PD në zgjedhje? Rama kërkon ndihmën e ‘miqve’ të Metës

21:35, 25/04/2017
A+ Aa A-

Nikoll Lesi i "Koha Jonë" ka filluar menjëherë diversionin ndaj opozitës, sapo Lulzim Basha ka treguar se nuk ka ndërmend të lejë popullin e opozitës.

Lesi prej kohesh me dhe pa emër paralajmëron "tërmete" në politike, dorëheqje, largime etj., por që deri në këto momente kanë rezultuar "nuhatje" e dobët për të mos thënë diversione lehtësisht të kuptueshme dhe tani sapo ka bërë diversionin e radhës.

Disa parti të opozitës paskan vendosur të tërhiqen nga Basha, pasi Rama paska dhënë maksimumin në negociata.

Paradite Lesi njoftonte dorëheqjen e Ramës me një fjalim "historik, pasdite njofton se opozita është e përçarë se Rama paska pranuar ti shtyjë zgjedhjet 20 ditë duke qene vetë kryeministër.

Një gjë është e sigurtë, Ilir Meta nuk është komod të futet në zgjedhje pa opozitën.

Madje nuk e do një gjë të tillë. Por nuk besojmë kurrë të shkojë deri aty sa të fillojë diversionin ndaj opozitës.

Më së shumti së duket një vetëshërbim i Nikos ndaj Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco