Basha largohet nga Pallati i Kongreseve: Unë mbarova punë, s'ka ende negociata zyrtare

Basha largohet nga Pallati i Kongreseve: Unë mbarova punë, s'ka ende negociata zyrtare

19:39, 25/04/2017
A+ Aa A-

Kryetari i PD Lulzim Basha është larguar nga Pallati i Kongreseve, ku po zhvillohen tryezat e bisedimeve me dy zyrtarët e BE-së, David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

Kreu i demokratëve ndodhej në takim pikërisht me McAllister dhe u largua pas rreth 30 minutash.

Në një deklaratë të shkurtër jashtë Pallatit të Kongreseve, Basha tha: “Nuk kanë nisur ende negociatat. Nuk ka teknicienë. Erdha këtu për të vazhduar procesin e bisedimeve. U largova se mbarova punë”.

Ndërkohë, në takim veçmas tek Pallati i Kongreseve ndodhen Kryeministri Edi Rama e kryeparlamentari Ilir Meta me eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Në Pallatin e Kongreseve ndodhen gjithashtu edhe ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin.

Në dy tryezat e ndryshme të bisedimeve do të bisedohej për një takim të përbashkët Basha-Rama-Meta-McAllister-Fleckenstein.

Ndërkohë, Partia Demokratike i qëndron fort kërkesës për krijimin e një qeverie teknike dhe mandatin e saj për të organizuar zgjedhje demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco