Kriza, dy tryeza takimesh te Pallati i Kongreseve. Ja kërkesa e opozitës

Kriza, dy tryeza takimesh te Pallati i Kongreseve. Ja kërkesa e opozitës

18:59, 25/04/2017
A+ Aa A-

Dy zyrtarët e BE, David McAllister dhe Knut Fleckenestein do të zhvillojnë të tjera takime me Kryeministrin Edi Rama, me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Takimet do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve duke nisur nga ora 19:00. Syri.net mëson se dy zyrtarët do të takojnë veç e veç Ramën, Metën dhe Bashën.

Basha do të bisedojë me McAllister, ndërsa Rama e Meta me Fleckenstein. Më pas pritet që të ketë një takim të përbashkët mes të gjithëve.

Opozita vazhdon t’i qëndrojë kërkesës për qeveri teknike dhe mandatin e saj për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky është raundi i dytë i takimeve. Mësohet se në takimet e drekës, eurodeputetët dëgjuan pretendimet e mazhorancës dhe opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Iliri25/04/2017 19:34

Ska qeveri teknike dhe ska shtyrje zgjedhjesh! E kane firmos tani

koo25/04/2017 19:24

Ne qofte se jane dhe Flokekuqja Vlahutin dhe kinezi Lu dhe knut te tre sorrosjane keshtu qe zgjidhje nuk do kete ato nuk e pranojne doreheqjen e rames me pretendimin se eshte qeveri e ligjeshme me mandat po eshte e vertete po hashashi i ligjshem dje parate e saj te ligjeshme jane apo i duhen per blerjen e votuesve.

Iliri25/04/2017 19:01

Lulzimi do futet ne zgjedhje me ramen kryeminister ne 18 qershor! Burrimni sigurte

Shto koment

Denonco