Shkarkimi nga detyra, kush është Ardian Çipa dhe akuzat ndaj tij nga ish-kryeministri

Shkarkimi nga detyra, kush është Ardian Çipa dhe akuzat ndaj tij nga ish-kryeministri

16:48, 25/04/2017
A+ Aa A-

Kush është Ardian Çipa ish-kreu i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit që u shkarkua sot nga detyra. Çipa është akuzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, për lidhje me krimin. Çipa njihej si një nga njerëzit më të afërt të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Pas përfundimit të Akademisë së Rendit, Ardian Çipa do të niste karrierën si inspektor policie në Tiranë. Ai e mbajti këtë detyrë në komisariate të ndryshme. Më pas edhe në detyrën e shefit të krimeve e më lart.

Me ardhjen e PS-së në pushtet në vitin 2013, karriera e Ardian Çipës do të njihte një ngritje të menjëhershme. Ai do të emërohej drejtor i Policisë së Tiranës, por që do e mbante për më shumë se 1 vit e gjysmë. Në 27 prill 2015 do të linte këtë detyrë për tu emëruar si kreu i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit detyrë që e mbajti deri sot.

Ai është emëruar si Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Ministrinë e Drejtësisë.

Më poshtë disa prej akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha:

Në 5 prill 2017

Ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook shkruante se e kishin vënë në dijeni të një skandali që ka ndodhur në zyrat e ministrisë së Brendshme. Në këto zyra mungojnë 28 dokumente tepër sekret, që pretendohet se janë zhdukur nga Saimir Tahiri dhe Ardian Çipa.

Berisha bën me dije se Fatmir Xhafaj dhe Haki Çako po përpiqen ta fshehin ngjarjen. “Në kasafortën e ministrisë se  Brendshme, Ardian Çipa dhe Saje qorri vjedhin dokumentet super sekrete! Komisari dixhital informon: Zhdukjen e 28 dokumenteve super sekrete për krimin, nga kasaforta super sekrete e Policisë së Shtetit, në ministri të gjithë e dinë se ato i kanë vjedhur Ardian Çipa dhe Saje qorri. Xhafa-Çako përpiqen të fshehin zhdukjen e dokumenteve”.

Në 15 qershor 2016

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të rënda në drejtim të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë në seksionin për krimet e Rënda.

“Të hetohet Ardian Çipa, që hyn në zyrë dhe kërcënon si Shullazi prokurorët e këtij vendi. Çipa është i lidhur kokë e këmbë me trafiqet dhe krimet. Është njëlloj si Shullazi që kapi Rektorin në mes të sheshit, Çipa thërret në zyrë zyrtarë të prokurorisë dhe i tregon familjet dhe fëmijët. I bëj thirrje Presidentit të ndjekë me angazhim deri në mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar para kësaj situate ku banditë me uniforme dhe pa uniformë kërkojnë të marrin pushtet”.

Në 5 maj 2016

Në një konferencë për shtyp, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të rënda në drejtim të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë në seksionin për krimet e Rënda.

“Ardian Çipa është një miqtë më të ngushtë të Gent Xhixhës. Është njeriu që ka marrë Xhixhën tek Shqiponja në makinën e tij dhe e ka përcjellë jashtë. Ardian Çipa që mbahet për disa arsye të veçanta është trajtuar në Holandë nga Genc Xhixha. Pra i solla këto për të shprehur edhe njëherë denoncimin tim më të madh, indinjatën më të thellë”, u shpreh Berisha.

Në 2 maj 2016

Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë informacione të reja lidhur me përfshirjen e policisë në arratisjen e Arben Frrokut. Ardian Çipa bllokoi shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Arben Frrokut sipas deputetit Berisha.

Ja çfarë shkruan Sali Berisha: Pas arrestimit të Frrokut me dt 5 mars në Hollande, Rama urdhëroi Ardian Çipën dhe një ndrikulle në Interpol Tirana (që kishte bllokuar dokumentet belge për vrasjen e Mark Frrokut, pra vëllait te Arbenit) për të mos i dërguar asnjë të dhënë Interpolit të Hollandës, në mënyrë që të kalonte afati i paraburgimit dhe Frroku të kërkonte, njëlloj si shqiptarët e tjerë, azil politik nga regjimi i Edi Ramës dhe qeveria e tij, një organizate e vërtete kriminale!

Në 24 janar 2016

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi denoncues në profilin e tij në Facebook, shkruan se zv/drejtori i Përgjithshëm dhe kreu i Krimeve të Rënda, Ardian Çipa ka liruar Alban Danin dy javë më parë, pasi ishte ndaluar nga një inspektor policie. Berisha shkruan se Dani i cili bëri luftën e djeshme në Kombinat, thjeshtë ka bërë një paralajmërim për pronarin e lotos për shkak të një gjobe ende të papaguar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kili26/04/2017 16:44

kokat qe kane mbrojtur krimet ne kto kater vjet ,i rradhes tani cako me kokat e tjera,ndyresira

Qytetari25/04/2017 20:41

Ardian Cipa kohe me pare eshte prononcuar ne TV.se e dime vrasesin e A. Santos . Prokuroria e Pergjitheshme tani qe u largua nga Kupola duhet ta marre ne pyetje per kete krim te lene ne heshtje te qellimshme.

Skypion25/04/2017 19:15

Perse po vriten ish shefat e policise te Qeverise Berisha ?

Vemendja25/04/2017 17:56

Na moren ne qaf drejtuesit horra dhe kriminelet, qe i gjen gjithandej zyrave dhe funksioneve te ketij shteti te lig... Mishin ja hengren,por po i bluajne dhe kocken ketij vendi... Zoti mos i harrofte per ligesine, ziline dhe pangopesine qe tregojne...

Gentiani25/04/2017 17:48

Po ca Berishe, per Berishen kishte mjemije vjet jwte, po jane ca te tjere qe u fillon emri me B, dhe atyre, qe se duan Çipen neper kwmbe, u eci kete radhe, por shpejt dhe atyre do u dali boja.

Ilir25/04/2017 17:35

Si po vete takimi basha - fleckenstein ?

Lushi25/04/2017 17:33

Sali Shqiponja ja u ka cjerre maskat sepse eshte shume i mireinformuar dhe ka vitalitet te jashtezakonshem.

O birishe25/04/2017 17:12

Eshte prokurori jot epileptik qe kercenon policine , ka gjithe keto dite apo jo? Po hajt se do ju vije dita te gjitheve

Shto koment

Denonco